Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton projektligjin mbi kodin ajror në RSH.
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 24 nëntor 2008, vazhdoi shqyrtimin e projektligjit Kodi ajror i Republikës së Shqipërisë.
Në orën 11 30, Komisioni takoi përfaqësuesen e projektit Urat e Ballkanit, e cila paraqiti qëllimin dhe pjesëmarrësit në këtë projekt rajonal. Ishte e pranishme në mbledhje koordinatorja kombëtare e projektit, Eneida Mara.
Për çështjen e parë të rendit të ditës, ishin të pranishëm përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Ervin Mazniku, Lilika Radovicka dhe Edlira Liçi.
Në këtë mbledhje, u vijua me shqyrtimin e neneve 13 153 të Kodit.
Gjatë shqyrtimit, u bë një ballafaqim i qendrimit të përfaqësuesve të Ministrisë për vërejtjet e paraqitura nga grupet e interesit dhe deputetët, për nene të veçanta.
Në përfundim, Komisioni e votoi në tërësi projektligjin me vërejtjet e miratuara në Komision dhe u shpreh dakord për kalimin e tij për shqyrtim në seancë plenare.Vërejtjet do të paraqiten në raportin e Komisionit për në seancë plenare.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 293).