“Wikileaks” godet sërish Pentagonin, shfaq vrasjen e gazetarit të Reuters
Autori i Lajmit: Redaksia
Uashington - Disa filmime të shpërndara nga faqja e internetit “Wikileaks tregojnë pamjet tronditëse kur një helikopter amerikan qëllon një makinë të agjencisë së lajmeve Reuters, duke vrarë reporterin dhe shoferin e tij. Video shfaq pamjet e “humbjeve anësorë” të deklaruara prej Pentagonit menjëherë pas ndodhjes së tragjedisë më 12 korrik të 2007-ës në Bagdad. Nga sulmi gjeti vdekjen reporteri i “Reuters” Namir Nor Elde, shoferi i tij dhe 11 persona të tjerë mes të cilëve edhe dy fëmijë.
Ekuipazhi i helikopterit “Apache” sulmoi makinën e gazetarëve pasi kishte ngatërruar kamerën e tyre me një raketalëshues. "WikiLeaks ka arritur të verifikojë origjinalitetin e informacionit që merr”, - shkruante grupi që zotëron sajtin investigativ, i cili ka një buxhet vjetor prej $600,000 dhe financohet nga aktivistët e të drejtave të njeriut, gazetarët investigativë, teknologët dhe qytetarët të thjeshtë. “Ne e kemi analizuar informacionin nga burime të ndryshme. Kemi folur me dëshmitarë dhe gazetarë direkt të përfshirë në incident. Ndërkohë që Reuters nuk e komentoi lajmin e djeshëm duke thënë se ata duhet më parë të investigojnë nëse në video janë gazetarët e saj. “Vdekjet e Namir Noor-Eldeen dhe Saeed Chmagh tre vjet më parë janë tragjike për rreziqet ekstreme ndërsa mbulon zonat e luftës”, - tha David Schlesinger, kryeredaktori i lajmeve të Reuters në një deklaratë të shkurtër. “Videoja e lëshuar nga Wikileaks ditën e sotme është një provë grafike e rreziqeve që përmban gazetaria e luftës dhe tragjedive që mund të rezultojnë”, - shtoi më tej ai, i cili ka shërbyer edhe vetë për katër vjet përkrah trupave amerikane në Bagdad. “Si jo një ekspert i videove, unë do të thosha se ka shumë ngjashmëri me vendin ku ka ndodhur incidenti dhe së bashku me disa detaje të tjera, ka shumë mundësi që ato pamje të jenë të vërteta”.
Ky lajm është publikuar: 07/04/2010