Duke lexuar pasurinë e Sadamit
Autori i Lajmit: Redaksia
Deri në kohën që unë bëra udhëtimin që do të përshkruaj më poshtë, kam qenë i lidhur me Lindjen e Mesme prej më shumë se 25 vjetësh, kryesisht kam punuar si një korrespondent i huaj. Kjo ka ndodhur në momentin që shpërthyen armiqësitë gjatë luftës në Irak, e cila ishte një pikë kthese për mua. Unë kam qenë i vetmi korrespondent i “Wall Street Journal” në Irak gjatë luftës dhe jam ndjerë i frustruar që të gjitha lajmet që dërgoja në redaksi nuk kanë qenë në gjendje të bindnin lexuesit se lufta ishte një ide e tmerrshme. Pas lufte unë u përpoqa të shkoja të punoja sërish në Lindjen e Mesme, ku zbulova se e kisha humbur besimin në punën time, pjesërisht sepse duke qenë perëndimor unë kisha pjesën time të përgjegjësisë për konfliktin, pjesërisht duke qenë një gazetar me profesion kisha bërë shumë pak për ta ndaluar atë dhe pjesërisht sepse nuk besoja më se tregohesha i ndershëm kur bëja një kërkesë standarde për një intervistë: “Ju lutem më flisni, sepse fjalët tuaja do të arrijnë tek lexuesi perëndimor dhe do të sjellin një ndryshim”. Pjesa më e sigurt e vendit për të mbuluar luftën ishte një zonë në veri të Irakut, ku kishte shumë pak luftime dhe unë njihja shumë njerëz. Këtu u njoha dhe me Yezidis. Gjatë ditëve të para të pushtimit të Irakut, ndërmjetësi im, Sagvan Murad, ishte një anëtar i ri i një komuniteti të vjetër fetar, i njohur si Yezidis. Ata kishin rreth gjysmë milioni anëtarë në komunitetin e tyre brenda territorit të Irakut, shumica e të cilëve jetonin në jug të vendit dhe ishin nën kontrollin e qeverisë së Sadam Huseinit. Muradi më tha se liderët e Yezidis në jug jetonin dhe zhvilloheshin të lirë që prej vitit 1991, ndërsa kishin organizuar dhe një plan për të marrë ngadalë kontrollin e zonave të Sadamit. Një nga shefat e qendrës kulturore Yezidi, që ishte dhe një drejtues part-time i një grupi gueril na kishte ftuar ta shoqëronim pas rënies së regjimit të Sadamit. Yezidis mund të duken të dyshimtë, por ata janë njëlloj si irakianët, kurdët, sunitët, shiitët, asirianët dhe grupet e tjera që përbëjnë popullsinë 25 milionëshe të Irakut. Yezidis kishin princa, kështjella, fallxhorë dhe një fe të pazakontë. Ata ishin kurdë dhe besimi i tyre ishte i ndryshëm. Në të vërtetë, priftërinjtë Yezidis ishin aq të fshehtë sa doktrinat e tyre mbeteshin sekrete edhe për besimtarët më të devotshëm. Duke qenë se ata ishin kurdë, jo myslimanë ortodoksë, ata diskriminoheshin. Më herët Muradi më kishte prezantuar me liderin e Yezidisve të “lirë”, princin Kamuran, një nip i princit që jetonte në zonat e kontrolluara nga Sadami. Ai më ftoi të qëndroja në pallatin e tij në fshatin Baadra, nga ku ai thoshte se unë mund të shihja dritat e Mosulit gjatë natës apo tymin e bombardimeve kur nisnin luftimet. Takimi në pallatin mbretëror ishte shumë i përzemërt. “Ai do të vdesë në 15 prill, apo do të zhduket”, - tha fallxhori i Kamauran. “Perëndimi do të arrijë ta rrëzojë regjimin e Sadamit. Por ashtu si Osama edhe Huseini do ta përndjekë Perëndimin për vite. Sadamizmi dhe ladenizmi do të jenë të fortë. Prej 20 majit do të kemi një erë të re në Lindjen e Mesme. Më pas do të kemi dhe periudhë tranzicioni kaotik që do të zgjasë 2 vjet e gjysmë. “Shtetet e Bashkuara do të arrijnë një fitore taktike, por që do të sjellë shumë probleme, të cilat do pasojnë rënien e Perandorisë Amerikane”. Deri tani profecia e tij ka dalë... (Hugh Pope)
Përgjaket Iraku, bombat lënë 49 të vdekur dhe 160 të plagosur
Bagdad - Të paktën 5 bomba kanë shkatërruar disa apartamente në Bagdad të martën dhe një shpërthim tjetër ndodhi në një treg, duke vrarë 49 persona dhe duke plagosur më shumë se 160, njoftuan autoritetet. Zyrtarët irakianë fajësuan Al-Kaedën në Irak për dhunën, që tregon se siguria e brishtë e vendit po shndërrohet në kaos pas zgjedhjeve të fundit. Kjo është vala e katërt e sulmeve me viktima të shumta në gjithë Irakun në pesë ditë, një valë e dhunës që ka marrë jetën e më shumë se 100 personave. Sulmet ndodhën në kohën kur liderët politikë nuk po arrijnë të sigurojnë mbështetje të mjaftueshme për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 7 marsit, në të cilat nuk pati një fitues të qartë.
Ky lajm është publikuar: 07/04/2010