Qeveria spanjolle Beni turizem ne vend
Ministri i turizmit spanjoll José Manuel Soria u ka bërë thirrje qytetarëve të mos largohen nga vendi për të bërë turizëm por të qëndrojnë në Spanjë. Sipas ministrit kërkesa kombëtare për turizëm ka rënë ndjeshëm e provokuar edhe nga recesioni ekonomik i cili rëndon mbi xhepat e qytetarëve. Nëse do t’na vizitojnë 57 milionë turistë në vit nuk është gabim, shprehet Soria në një deklaratë për Europa press. Ata që gabojmë jemi ne, të cilët në vend që të bëjmë turizëm në vendin tonë, shpesh herë shkojmë në vende të ndryshme të botës. Duke evidentuar heterogjenizimin e vendeve dhe peisazheve të gadishullit iberik, ministri ka theksuar se shumë herë spanjollët përqëndrohen në turizmin me diell dhe plazh, edhe pse rajonet iberike jo bregdetare kanë një ofertë turistike të mrekullueshme, me cmime dhe ushqim të shkëlqyer. Kundrejt arritjeve turistike ndërkombëtare, Soria ka thënë se në gjysmën e parë të vitit është regjistruar një rritje me 5% ndaj të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, me një rritje të shpenzimeve turistike me 5,6%. Përsa i përket rritjes së TVSH-së në sektorin e turizmit nga 4% në 10% në fuqi që nga 1 shtatori, eksponenti i ekzekutivit spanjoll ka ritheksuar se nuk kishte alternativa të tjera për rritjen e taksave, të kundërshtuar nga operatorët e këtij sektori. Gjithsesi ministri i turizmit të qeverisë Rajoy ka shprehur bindjen se viti 2012 do të jetë një vit i mbarë për sektorin e turizmit, pas një viti shumë më të mbarë të 2011, ku turizmi pati një rritje me 8% të hyrjeve nga të huajt në bazë vjetore, me në total prej 57 milionë turistë.