E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela, idhull dhestar në “qytezën”e Windeck

GJERMANI- Kalimi i Ervin Skelës te modestët e FC Germania Windeck është kthyer në një temë ditë në Gjermani. Bëhet fjalë për një klub fshati, që militon në Ligën e Pestë, por me marrjen e shqiptarit “oreksi” i këtij ekipi duket është rritur. “Ne duam të ngjitemi”, thanë presidenti Heinz-Georg Willmeroth dhe trajneri Heiko Scholz në unison. 

Marrja e Ervin Skelës i ka dhënë një tjetër eufori këtij klubi. “Ervini është një dhuratë e bukur për ne, mund të na ndihmojë shumë”, shton trajneri Scholz. 34-vjeçari shqiptar regjistron 34 ndeshje me ekipin përfaqësues, ndërsa në të shkuarën ka luajtur edhe me ekipe si Eintraht Frankfurt, Kaizerslautern apo Energji Kotbus. “Mendoj se ishte një rastësi që ai mbeti pa skuadër, - shton trajneri Scholz për Skelën, me të cilin njihen prej vitesh. – Ai është stërvitur te Shalke 04 dhe shumë shpejt do të jetë në formë”. 

Ndërkohë, drejtori sportiv Ingo Haselbach ka treguar prapaskenat e marrjes së fantazistit kuqezi. “Kur mbaroi merkatoja dhe ai nuk gjeti një klub profesionist, ne e pyetëm nëse kishte ndonjë kundërshtim të luante me ne deri në fund të sezonit. Sido që të vendoste, ai deri më 30 qershor do të ishte i papunë”, deklaroi Haselbach. Skela në fakt nuk hezitoi aspak. “Ervini është një djalë i shkëlqyer nga ana njerëzore, - shton trajneri Scholz. – Ai mbetet ende një star i futbollit edhe pse ka ardhur tek ne”.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›