Qeveria miraton strukturën e përfaqësisë ushtarake të Shqipërisë në NATO
Drejtuesi i misionit gjeneral, zëvendësi i tij kolonel
Tiranë – Qeveria përcakton funksionet dhe gradat e ushtarakëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në NATO. Në vendim thuhet se Këshilli i Ministrave në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes vendosi të bëjë ndryshime në paragrafin 2 të vendimi nr. 370, datë 15.9.1997 si dh të shtojë pikën 2/1. Përmbajtja e kësaj pike është se në përfaqësinë e Përhershme të Republikës së Shqipërisë pranë selisë së NATO-s funksionon përfaqësia ushtarake, e cila përbëhet nga: Përfaqësues ushtarak në NATO, i cili do të ketë gradën gjeneral major, Zëvendës përfaqësuesi me gradën kolonel, nënkolonelë duhet të jenë 7 oficerë shtabi; ai për inteligjencën, për operacionet e stërvitjen, për logjistikën, për planifikim, për komunikim/standardizim, për komitetet politiko-ushtarake të NATO-s dhe koordinimin me BE-në si dhe ai për mbrojtjen ajrore. Në vendim thuhet se specialisti për administrim/financë/protokoll duhet të ketë gradën major, ndërsa kapterë duhet të jenë; nënoficeri për administrimin/sekretar/operator, nënoficeri për regjistrin, rrjetin e klasifikuar dhe shofer/adjutanti. Në vendim përcaktohen edhe efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi që do të përballohen nga buxheti, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes. Po me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave vendosi dje që të sanksionohet me ligj sigurimi i jetës për ushtarakët tanë që shkojnë në vatrat e nxehta të luftës nëpër botë, duke pasur si ekskluzivitet vetëm kompaninë e sigurimeve INSIG (Instituti i Sigurimeve). “Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me INSIG, sha-në, të bëjë sigurimin e jetës nga aksidentet në grup të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që janë me mision ushtarak jashtë vendit, me fondet e parashikuara në buxhetin e vitit 2009, miratuar për këtë ministri”, - thuhet në vendimin e qeverisë. Për të zbatuar vendimin, ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe INSIG-u.
23 Prill 2009