E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton vendimet për ratifikimin e marrëveshjeve të huave për financimin e projektit “Linja unazore 110 KV e Shqipërisë së Jugut”

-          Kryeministri u shpreh se ky investim madhor i qeverisë do të përmirësojë gjendjen e furnizimit me energji të zonave kryesore turistike të vendit, siç  është Vlora, Saranda dhe zonat ndërmjet
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave mori në shqyrtim dhe miratoi vendimet për ratifikimin e marrëveshjeve së huasë dhe projektit, nëpërmjet  Republikës së shqipërisë dhe operatorit të Sistemit të transmetimit si agjenci e Zbatimit të projektit Kfë Frankfurt am Main, për Financimin e projektit “Linja unazore 110 KV e Shqipërisë së Jugut, nëpërmjet akordimit të tre huave.
Duke  e vlerësuar jashtëzakonisht të rëndësishme këtë marrëveshje dhe duke falënderuar qeverinë gjermane, kryeministri u shpreh se zbatimi i këtij projekti  përbën investimin e dytë madhor që qeveria ka bërë pas ristrukturimit të plotë të të Bistrica 1, Bistrica 2 për të përmirësuar gjendjen e furnizimit me energji të zonës kryesore turistike të vendit, siç  është Vlora, Saranda dhe zonat ndërmjet. “Marrëveshja apo  linja unazore 110 kilovolt e Shqipërisë së Jugut ka një faturë prej 37 milion eurosh, kurse projekti I saj ka një faturë prej 500 mijë eurosh.”10/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›