E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton vendimin për kompensimin e plotë të teksteve shkollore për fëmijët e familjeve në ndihmë ekonomike dhe atyre me aftësi të kufizuara

-          Kryeministri shprehu kënaqësinë për miratimin e një vendimi, i cili ka qenë  një premtim elektoral si i pozitës ashtu edhe i opozitës
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për të kompensuar  në masën një qind për qind tekstet shkollore për të gjithë fëmijët e familjeve në ndihmë ekonomike dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Duke përgëzuar Ministrinë e Arsimit për këtë propozim, Kryeministri u shpreh se ky ka qenë një premtim elektoral konsensual  si nga pozita ashtu edha nga opozita. “Këtë shqiptarëve ua premtoi si pozita ashtu edhe opozita dhe unë kam shumë kënaqësi ta shndërroj në realitet sepse të mirat ndahen dhe ne nje vendim të mirë po e ndajmë së bashku me opozitën, ndaj dhe përgëzoj ministrinë e arsimit që ka sjellë këtë vendim shumë të rëndësishëm.10/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›