Qeveria miraton vendimin për ratifikimin e marrëveshjes së huasë për financimin e projektit “Linja e transmetimit 400 kv Shqipëri-Kosovë (Tiranë- Prishtinë)”
Kryeministri u shpreh se përmirësimi i interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës do ti japë një mundësi të re e të madhe rregulluese të tregut të energjisë në rajon.
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe projektit, nëpërmjet Republikës së Shqipërisë dhe operatorit të Sistemit të transmetimit si agjenci e Zbatimit të projektit KfW Frankfurt am Main, për Financimin e projektit “Linja e transmetimit 400 KV Shqipëri-Kosovë (Tiranë- Prishtinë), nëpërmjet akordimit të një huaje.
Duke folur për këtë vendim, Kryeministri u shpreh se përmirësimi i interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës do ti japë një mundësi të re e të madhe rregulluese të tregut të energjisë në rajon.
Një treg i tillë do të lejojë si konsumatorët ashtu edhe prodhuesit e ardhshëm potencial të shkëmbejnë energjinë elektrike pa kufizime nga rrjeti i interkonjeksionit.10/02/2010