E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton vendimin për vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet

Berisha: Grup pune për verifikimin total të kategorive të dëmtuaraKryeministri jep edhe njëherë garanci të plotë se kompensimi i banorëve do të jetë real dhe i ndershëmKëshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për nisjen nga puna të grupit të autoriteteve që do të përcaktojnë dëmet e shkaktuara në zonat e përmbytura në veri perëndim të vendit. Në mbledhjen e radhës të qeverisë, kryeministri i vendit Sali Berisha tha se janë ngritur grupe pune për të verifikuar dëmet, të cilat do të ndahen në disa kategori. Kreu i qeverisë bëri me dije se dëmet do të vlerësohen në objekte sociale dhe objekte banimi, dëmet në orendi shtëpiake si dhe dëmet në tokat e mbjella dhe në gjënë e gjallë.“Mendoj se ky vendim, hap dritën jeshile për një proces shumë të rëndësishëm, i cili do të bazohet në dokumentacionin real, ku me pamje satelitore do të vëzhgohen tokat e përmbytura, banesat, habarët e mbjellë”- deklaroi Berisha, duke premtuar se vlerësimi i dëmeve do të jetë real dhe i ndershëm.Kryeministri u shpreh se ministritë do të ndryshojnë fondet, për të shkuar tek zonat e përmbytura. Gjatë fjalës së tij, Berisha shprehu edhe një herë mirënjohjen për të gjithë ata që morën pjesë në evakuimin dhe përballimin e situatës së emergjencës.“U jam mirënjohës të gjithë atyre që kontribuuan që kjo katastrofë natyrore të mos ishte një katastrofë njerëzore, çka përbën një meritë shumë të madhe, çka dëshmon një efiçencë shumë të lartë të operacioneve të shpëtimit, të drejtuar nga Komiteti Ndërministror. Jam mirënjohës për atë solidaritetit të jashtëzakonshëm që kanë treguar qytetarët shqiptarë”- tha Berisha.Në vijim, kreu i qeverisë i bëri apel të gjithë atyre njerëzve që të ndihmojnë banorët e përmbytur me lëndë ushqimore për gjënë e gjallë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›