E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat spanjolle: Lojë e turpshme në Shqipëri

MADRID-“Një lojë futbolli e turpshme në Shqiperi. Gjigandët e futobollit spanjoll u zhyten në erresire teksa luanin një miqësore në Shqipëri me nje ekip te baronit të naftës Rezart Taci”. Këto janë disa komente në mediat boterore per incidentin qe ndodhi ne stadiumin “Qemal Stafa” në Tirane, në ndeshjen e Realit te Madridit me Gramozin e Ersekës. Skuadra u pagua 2.5 milione euro qe te luante ne Shqiperi, nje shifer e majme e paguar nga nje vend i botës së tretë. Por ikja e dritave dhe vonësa e lojës, i kane perforucar keto komente te mediave te spanjolle te bera qe para fillimit te ndeshjes. Megjithate nuk kane qene deklarime fyese per shqiperine. Në shumicën e mediave spanjolle thuhet se megjithate, ne fund te gjithe ishin te lumtur, ndeshja e shumepritur perfundoi edhe pse me një ndërprerje 90 minutëshe. Një media shkruante se dy skuadrat u detyruan të ktheheshin sërish ne dhomat e veshjes, deri sa nje gjenerator emegjence u instalua. Ne faqen e realit te madridit, me teper vleresohej shkelqimi i galaktikeve edhe ne kete ndeshje, skuader qe dominoi nga fillimi deri ne fund, dhe me pak permendej incidenti, i cili ne fakt shoqeronte gjithe materialin. Kronika ne faqen e Realit te Madridit nis me fjalët: Dhe me ne fund dritat erdhën. Kishte dhe komente te tilla humoristike si Reali mezi sheh diten dhe jo naten. Gjithsesi eshte konsideruar nje incident qe nuk eshte i pazakonshem, ndersa eshte permendur dhe fakti se Partia Socialiste ne opozite e denoi kete incident me nje deklarate te posacme. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›