Dokumentari “Digat” i kinostudios “PS”
Në asamblenë e PS u shfaq në fundjavë filmi i fundit dokumentar “Digat”. Skenari Edi Rama. Regjizori Gramoz Ruçi. Interpretimi me aktorin Erion Braçe. Filmi i fundit është një prodhim i Kinostudios “PS”. Kritikët e filmit mendojnë se skenari mund të jetë marrë edhe nga filmi “Shirat e vjeshtës”.Kronika gazetareske/Në asamblenë e PS u shfaq në fund javë filmi i fundit dokumentar “Digat”. Skenaristi i këtij dokumentari 60 minutësh është Edi Rama. Regjizor i filmit Gramoz Ruçi. Interpretimi me aktorin Erion Braçe. Filmi i fundit është një prodhim i Kinostudios “PS”. Motivi i filmit mbështetet mbi ngjarjet e fundit në veri të vendit. Ka shumë intrigë dhe përshkruhet nga një trill i vërtetë artistikë. Mashtrim sa të duash. Filmi do të konkurroje për çmimet speciale në Kubë ose Kore të Veriut. Kritikët e filmit mendojnë se skenari mund të jetë marrë nga filmi “Shirat e vjeshtës”. Filmi në tërësi u cilësua monoton, megjithë interpretimin mjeshtëror të aktorit të shkurtër Braçe. Kritikët thanë pas filmit se interpretimi la shumë vend për dyshime dhe përzgjedhja e regjisorit Ruçi nuk qe cilësore. Deri para mesditës së premierës ishte menduar se roli kryesor do t’i jepej aktorit Taulant Balla, mirëpo regjisori Ruçi kishte thirrur në rolin kryesor, pasi e kishte vlerësuar më parë Ballën. Rekuizita e filmit ishte përzgjedhur mirë nga regjisori, ku dominonte tërësisht grija. Dokumentari ishte ndarë në tre pjesë. Pjesa e parë titullohej “ujërat”, ku paraqitej vetëm skenaristi me një grup shoqesh në një varkë duke u dhenë lopatave, krejt si një natyrë e qetë. Pjesa e dytë quhej parashikimi metereologjik i motit. Më 17 janar bëhej parashikimi se si do të duhej të ishte koha në veri të Shqipërisë nga 25 dhjetori i vitit të shkuar. Pjesa e tretë që kishte edhe titullin kryesor ishte “digat”. Ishte pjesa më e gjatë e dokumentarit që përmbante përveç të dhënave edhe fakte se si qeveria kishte derdhur ujin për të përmbytur Shkodrën. Me ç’arsye. Për hiçmosgjë. Thjeshtë për të fituar, theksonte skenaristi. Aty citoheshin edhe shifra për digat, niveli i tyre me ditë dhe orë dhe kapaciteti për çdo digë të hidros të dhëna këto që ishin marrë nga të dhënat e KESH-it. Ku ishte e reja këtu, tha kritiku B. Asgjëkund. Ndoshta edhe për faktin se PS-së i mungonin ekspertët e kaskadave.Mjaftë prej kritikëve të njohur të kinemasë që panë dokumentarin thanë se paraqitja vetëm e fakteve ishte e varfër, pavarësisht tonit të lartë të zërit të aktorit kryesor që mundohej t’i mbulonte të metat e filmit. Pati zëra se ky është një dokumentar pa shkëlqimin e tij të pritshëm megjithë promocionin e madh që i kishin rezervuar atij mediat e Tiranës. Theksi sipas kritikëve të filmit vihej te skenari i dobët i skenaristit E.K.Rama. Vetëm titulli ishte njëfarë gjetjeje: “Digat”. Mirëpo sipas një kritiku të mirënjohur të filmit edhe ky titull ishte i njohur sepse njëzet vjet më parë kinostudioja kishte realizuar një dokumentar të tillë për digat në veri të vendit. Në analizën e filmit u tha gjithashtu se kritikët janë të ashpër dhe se duhet të marrin parasysh edhe faktin se skenaristi E.K.Rama kishte udhëtuar drejt ujërave me varka me lopatë një ditë dimri nga ku edhe e kishte marrë frymëzimin.Në fondin e kinostudios “PS” ky ishte dokumentari i tretë që prodhohej prej saj, në një kohë që plani vjetor i saj është 5 filma dokumentarë dhe 12 kino-ditarë në vit. Si më i dobët mbetet dokumentari “Kalliri i misrit”. Një realizim i “kinostudio PS” me top-media PS, subjekti i filmit ishte nga parulla e gjyshit të skenaristit: “T’u qepemi kodrave e maleve dhe t’i bëjmë ato pjellore”. Skenaristi edhe i atij dokumentari ishte E.K.Rama. Deri në fund të vitit “kinostudio PS” do t’i duhet të realizojë edhe 4 dokumentarë artistike, kur ende s’ka filluar punë me kinoditarët, dokumentarët e vegjël vetëm 5-10 minutëshe, me përditshmërinë e parë në optikën e opozitës staliniste. Këta kino-ditarë jepen çdo ditë pas emisionit të lajmeve ose përpara fillimit të premierave të reja artistike. Shumë prej këtyre kinoditarëve janë pritur mirë dhe kanë pasur jehonë në botë, kështu dokumentari “kalliri” mori duartrokitje në një shfaqje në Italinë e jugut organizuar nga grupi m-l i Fosko Dinuçit që e vlerësuan edhe me çmim, në Brazil, në një nga plazhet e famshme, Zheao Amazona tha se ky ishte një ndër arritjet e fundit të kinostudios PS, ndërsa Raul Marko me të shoqen Elena, që morën pjesë në shfaqjen e dokumentarit dhanë një koktej për veten e tyre pas filmit - paçka se me paratë e vetë PS.Pritet që filmi i fundit të udhëtojë përtej kryeqendrës drejt kinemave në qytetet kryesore të vendit ku do të mund të ndiqet nga asambletë e PS në bazë....