Qeveria, ndihme paraplegjikeve
Kryeministri Berisha vecoi ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave nje seri vendimesh ne mbeshtetje te kategorise se paraplegjikeve dhe tetraplegjikeve. Keto vendime, u shpreh kryeministri vijne ne kuadrin e masave qe po ndermerr qeveria per permiresimin e dhe lehtesimin e jetes se tyre te perditshme. Duke vleresuar perpjekjet njerezore te kesaj shtrese per te perballuar semundjen dhe garantuar cilesine me te mire te jetes se tyre, kryeministri theksoi se keto vendime bejne nje vleresim te ri te mbeshtetjeve per paketat tetraplegjike, si dhe percaktojne disa qendrime te tjera te domosdoshme. "Ne kete mbledhje do te trajtojme nje ceshtje shume te ndjeshme. Ka disa qendrime te reja ndaj qytetareve tane te cilet jane ne vuajtje te madhe, te paraplegjikeve. Keta qytetare perballen me veshtiresi te medha per shkak te semundjes, veshtiresi te medha familjare. Qeveria ne kuadrin e permiresimit te vazhdueshem, per tu lehtesuar atyre jeten ka nje seri vendimesh te cilat bejne nje vleresim te ri te mbeshtetjeve per paketat tetraplegjike te njohura, per kujdestarine e tyre dhe disa qendrime te tjera njerezore, te domosdoshme. Sado qe ne i lehtesojme, serish jane ata qe me nje heroizem te vertete njerezor perballojne semundjen e tyre dhe luftojne realisht me nje heroizem per te garantuar cilesine maksimalisht te mire te mundshme te jetes se tyre", tha Berisha.