Rama: Zgjedhjet e 2009, fitore e te rinjve qe duan ndryshimin ne Shqiperi
Partia Socialiste ka zhvilluar nje ceremoni ne Pallatin e Kongreseve per te krijuar rrjetin e te rinjve vullnetare. Te pranishem ne kete ceremoni ishin kreret me te larte te PS-se. Kryesocialisti Rama ne takimin me te rinjte vullnetare te PS-se deklaroi se zgjedhjet e 2009-es do jene fitore e te rinjve qe duan ndryshimin. "Shqiperia Evropiane eshte endrra jone. Juve, te rinjte do te jene lajmetare te ndryshimit,ju do te sillni fitoren ne 2009-en. Rama falenderoi te rinjte e PS-se "Kurajen e jashtezakonshme qe me jepni duke me dhene kohen dhe energjine tuaj per te shperndare frymen e re te PS-se. Jam i lumtur qe ju besoni se ky vend mund te ndryshoje, se nje rruge e re mund te hapet per secilin prej jush". Duke iu referuar zgjedhjeve te ardhshme kryesocialisti deklaroi se zgjedhjet e ardhshme nuk jane zgjedhjet e tij, por zgjedhjet e te rinjve. "Fitorja e zgjedhjeve ka te beje me sfiden time personale, por edhe tuajen, sepse ne Shqiperi ka ardhur koha e sfidave te medha. Fitorja duhet te jete vetem e jona", u shpreh Rama. Edi Rama garantoi se me ardhjen ne pushtet te PS-se, do te garantohet liberalizimi i vizave. Nder te tjera ai premtoi se ne qeverisjen e majte "do t'i bejme gjimnazet dhe universitetet hapesira te konkurrences. Se bashku do garantojme ushqimin normal te familjeve duke normalizuar cmimin, nuk do te leme fshatin ne meshire te fatit. Do te ulim papunesine, do te rrisim arsimin profesional, do rrisim driten e shpreses tek te gjithe shqiptaret". Rama sulmoi qeverine aktuale dhe Berishen per korrupsion dhe fajtor per regres te vendit. "Keto vitet e fundit tregojne qeverisjen me te keqe te diktatit te korrupsionit, sepse ne krye kane Berishen qe ne 2009-en do te zbrese nga drejtimi i vendit per shkak te puneve te tij te pista", deklaroi Rama. Ne fund te fjales se tij kryesocialisti deklaroi se eshte koha qe asnje qytetar te mos ktheje shpinen nga politika e politikaneve, qe askush te mos kursehet per t'i dhene politikes permasen e endrrave te reja, eshte koha per politiken e qytetareve per qytetaret, me qytetaret.