Mbi disa probleme te integrimit

Aspiratat e shqiptareve per formimin e nje shteti kombetar u veniten para 100 vjetesh kur superfuqite e atehershme te Evropes vendosen pavaresine e 28 748 kmsup2 te Shqiperise londineze ndersa pjesen tjeter nga 54 000 kmsup2 te territorit shqiptar e ndane midis Serbise Greqise dhe Malit te zi.
Sot njeqind vjet me pas shqiptaret jane nje nder popujt e rralle te cilet nuk e gezojne te drejten te kene komb-shtetin e tyre. Ata jane dhjete milione njerez qe jetojne brenda hapesires se tyre natyrore ne Ballkanin perendimor te ndare ne gjashte shtete si Shqiperia Kosova Mali i zi Serbia ish-Republika Jugosllave e Maqedonise dhe Greqia.
Ky problem tashme po shqeteson fqinjet tane te cilet kerkojne ruajtjen e statuskuose territoriale.
Krejt e kunderta ndodh me shqiptaret te cilet asnjehere nuk kane kerkuar dhe nuk do te kerkojne ndryshimin e kufijve. Aspiratat e tyre ata i kane mbeshtetur tek elementi kohe i cili midis te tjerave po sjell edhe ne Ballkan fenomenin e globalizmit.
Globalizmi si proces i botes pa kufij nxit lidhjet jo vetem midis kombeve te ndryshme por edhe ndermjet pjeseve te vecuara dhe te copetuara te tyre.
Ne kete bote pa kufij te gjithe jane te lidhur nepermjet bashkepunimit ekonomik financiar kulturor nga perhapja e informacionit dhe levizja e lire e njerezve.
Por ne themel te zhvillimit te globalizmit eshte njeriu dhe respektimi i te drejtave dhe lirive te tij.
Kjo gje kerkohet nga ne shqiptaret ashtu si dhe nga organizatat nderkombetare te cilat si pike referimi te veprimtarise se tyre kerkojne mbrojtjen dhe garantimin e te drejtave dhe lirive te individit kudo ku ai jeton.
Le te kthehemi tek problemi yne shqiptar ne Ballkanin qe vazhdon te mbetet i mbarsur nga mbeturinat e nacionalizmit ideologjise komuniste me nje popullsi te manipuluar ideologjikisht nga pikepamja etnike racore fetare dhe kulturore.
Per te zgjidhur problemin tone ne jemi mbeshtetur tek procesi i integrimit ku edhe rajoni yne do te arrije qe nje dite te gjeje vendin brenda familjes se madhe evropiane ku bashke me te do te integrohet edhe hapesira jone shqiptare.
Qysh ne vitin 1946 Kryeministri anglez Cercill hodhi idene e integrimit te shteteve te bashkuara te Evropes.
Midis te tjerave ai theksoi se pavaresisht se ndryshonin nga pikepamja historike gjuhesore dhe kulturore vendet e Evropes perbenin nje komunitet te vetem politik.
Ideja e tij eshte sot me teper aktuale per Ballkanin ku ndermarrja e integrimit nga ana e Bashkimit Evropian per shtetet e tij tashme eshte nje domosdoshmeri.
E ndersa ky proces ka nisur te levize pikesepari edhe ne shqiptaret duhet te nisim te punojme ne kete drejtim.
Fillimisht ne fushen e kultures ku si hap i pare drejt integrimit duhet te intensifikohet bashkepunimi midis shqiptareve kudo qe ata jane si ne Shkup Prishtine Tirane Ulqin Presheve Tetove Vlore apo Preveze.
N.q.s. ky bashkepunim tashme i ka rrezuar muret me hapesiren shqiptare te ish-Jugosllavise ai akoma nuk ka mundur te depertoje ne hapesiren shqiptare ne Greqi.
Levizjet migratore te shqiptareve ne drejtim te shtetit jugor pas shembjes se komunizmit vertetuan nepermjet kontakteve fizike me shqiptaret e atjeshem ato qe kishin pohuar me pare shkencat albanologjike.
Keta emigrante sollen ne atdhe prova te patjetersueshme te ekzistences se nje popullsie te gjere shqipfolese qe banon ne prefekturat e sotme te Janines Prevezes Artes dhe Thesprotise e cila eshte e etur per te shprehur lirshem emocionet dhe ndjesite pasi anonte nepermjet traditave te saj kulturore kombetare.
Eumlshte detyre jo vetem e institucioneve te shtetit shqiptar por edhe e intelektualeve tane qe te jene ne pararoje te ketyre zhvillimeve.
Si shembull po jap ekzistencen dhe funksionimin e disa festivaleve te teatrove kombetare dhe nderkombetare qe zhvillohen cdo vit ne Butrint Vlore Fier Elbasan dhe Korce. Perse nuk eshte ftuar ne to ndonje trupe teatrore nga hapesira shqipfolese ne Greqi Gjithashtu do te ishte e dobishme edhe pjesemarrja e teatrove dhe ansambleve artistike shqiptare ne turne te ndryshme ne qytetet e ketij rajoni. Arti i afron me shume se kushdo njerezit. Mbi keto baza duhet ta nisim punen tone per te bashkepunuar me pas edhe me shoqatat e emigranteve shqiptare ne Greqi por pse jo edhe me Kishen Ortodokse Autoqefale te Shqiperise. Do te ishte me vlera qe edhe camet e shumte te fese kristiane-ortodokse te degjonin nje meshe ne gjuhen e tyre amtare.
Pikerisht nepermjet njohjeve te ndersjella dhe bashkepunimit kulturor do te arrijme te bejme nje katarsis shpirteror per tu cliruar nga indoktrinimi provincial-etnik i mendjeve te semura qe vazhdojne te mbajne peng rajonin tone.
Pikerisht keshtu mund ti paraprijme me mire integrimit qe tashme ka perfshire edhe shqiptaret ne startin e tij.
Zaret u hodhen tashme duhet te levizim edhe ne sipas rregullave te lojes se zhvillimit njelloj si te gjitha kombet e zhvilluara te Evropes.