Pakistan, kryeministri shpëton koalicionin

Kryeministri pakistanez Yousuf Raza Gilani ka tërhequr grupimin e tij nga loja politike, duke bindur një aleat të vjetër që t’i ribashkohet koalicionit.
MQM, e cila u largua nga qeveria të djelën e kaluar, ka zbutur qëndrimin e saj një ditë pasi Gilani sfidoi FMN-në me një tërheqje nga rritja e cmimeve të karburantit.
Gilani deklaroi gjithashtu se nuk do të ketë një reformë të re taksash, ashtu sikundër kërkohej nga faktori ndërkombëtar.
Aktualisht Pakistani po përballet me rrezikun e një inflacioni të lartë. Frika e një krize ka filluar të rritet në vend pas vrasjes së guvernatorit të një province nga truproja e tij ditën e martë.
Makina e kryeministrit Gilani u mbulua me petale rozë kur ai mbërriti në qytetin e Karacit për të takuar liderët e lëvizjes MQM.