E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria në mëdyshje për ndihmën ndaj Opelit

Berlin - Ndërhyrja e qeverisë gjermane për shpëtimin e gjigandit të automobilave, Opel, mbetet ende në diskutim. Prodhuesit e kësaj makine gjenden në vështirësi të madhe ekonomike, duke rrezikuar seriozisht falimentimin.

Shefi i grupit parlamentar të Unionit, Volker Kauder, shprehet për gazetën 'Leipziger Volkszeitung': “Një pjesëmarrje e drejtpërdrejt e shtetit tek Opeli nuk mund të mirret në konsiderate. Edhe në ndërrmarrjet e tjera në rrezik ndodhen mijëra vende pune”.

Ministri gjerman i punës, Olaf Scholz, është në linjë të kundërt me shefin e Unionit. “Në rast nevoje shteti duhet ta ndihmojë Opelin. Dështimi mund të kushtojë më shtrenjtë se shpëtimi”, deklaron Scholz për gazetën 'Bild am Sonntag’.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›