SHBA diskuton strategjinë e re për Afganistanin
Bruksel - Çështja e Afganistanit mblodhi sot në Bruksel për të diskutuar në një takim përfaqësues të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të NATO-s. Kjo mbledhje erdhi vetëm një ditë pasi presidenti Barak Obama deklaroi se strategjia e zhvilluar për Afganistanin do të përmbajë edhe një plan daljeje, dhe do të përqëndrohej më shumë tek zhvillimi ekonomik.
Përfaqësues i SHBA-ve në këtë takim ishte Richard Holbrooke, i cili është edhe i dërguari special për Afganistanin dhe Pakistanin, ndërsa NATO kishte përfaqësues Sekretarin e Përgjithshëm, Jaap de Hoop Scheffer.
"Takimi mbahet për të diskutuar lidhur me strategjinë e rishikuar amerikane. -deklaroi zëdhënësi i NATO-s, James Appathurai. -Nuk jam në dijeni nëse ata kanë arritur ende në një konkluzion përfundimtar për të cilën ka sinjalizuar presidenti Obama, por qëndrimet e tyre janë pranë përfundimit të këtij procesi”.
Zëdhënësi i NATO-s deklaroi gjithashtu se nuk ishte në dijeni të planit të publikuar sot nga e përditshmja britanike “Guardian”, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë vendosur për krijimin e një posti kryeministror në Afganistan për të mënjanuar rolin e presidentit Hamid Karzai.