Qeveria ngre komision të posaçëm për festat
29/04/2010 100-vjetori i pavarësisë
Këshilli i Ministrave ka institucionalizuar dje një komision të posaçëm, i cili do të ketë si objektiv të punës përgatitjet për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë së vendit. Ky komision do të përbëhet nga faktorët më të rëndësishëm të kombit në Shqipëri dhe jashtë saj, të qeverisë qendrore dhe asaj vendore, të botës akademike dhe shoqërisë civile. Kryeministri Sali Berisha ka udhëzuar ngritjen e një grupi pune të drejtuar nga zëvendëskryeministri për të punuar mbi rekrutimin e personaliteteve. “Komisioni duhet të ndërtohet dhe fillojë nga puna sa më shpejt. Mendoj se një grup me në krye zëvendëskryeministrin të merret me konceptimin e komisionit, i cili do të kryesohet nga kryeministri dhe të fillojë punën. Të bëjmë çdo përpjekje që Shqipëria të takohet me 100-vjetorin e vet në mënyrën më dinjitoze të mundshme”, - ka deklaruar kreu i qeverisë. Berisha ka vlerësuar se në këtë mandat kryengjarja e Shqipërisë dhe shqiptarëve pas liberalizimit të vizave është 100-vjetori i pavarësisë së vendit. “100-vjetori i pavarësisë përbën festën më të madhe për mbarë kombin shqiptar. Shqipëria shkon në këtë 100-vjetor siç e parashikuan dhe e projektuan ata që 98 vjet më parë e shpallën shtet të pavarur: anëtare e NATO-s, kandidate e Bashkimit Europian, shqiptarët të lirë pa viza, por edhe një vend me progres të madh në dy infrastrukturat: tokësore dhe atë dixhitale”, - ka thënë ai.