E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janku: Si më mbajtën peng grabitësit me vajzën e mitur

29/04/2010 Gjyqi për Zaharinë, të fortin e Vlorës

TIRANË- Fotaq Zaharia ndodhet në bankën e të akuzuarve për disa vepra penale. Ka shumë grabitje mbi shpinë, po mes tyre edhe pengmarrjen e shtetases Marjana Janku. Gruaja tregoi se në vitin 2001, muaji tetor ka qenë në banesë në fshatin Poro të Vlorës. Kishte vajzën e vogël dhe shkon në kuzhinë për të marrë ushqim. Por atje sheh dy persona me maska, të cilët i bëjnë presion dhe i kërkojnë të dinë për bashkëshortin e saj dhe për paratë. Marjana tregoi se i ka çuar në dhomën e gjumit. Burrin ia kanë lidhur me natriban, ndërsa gruaja është marrë me vete nga njëri prej maskave. Ajo është shprehur se në familje i ka hyrë Fotaq Zaharia me një person tjetër. Pasi nuk kanë gjetur para në banesë pas kontrollit, maskat i kanë lënë afat bashkëshortit të saj që brenda 24 orëve të dorëzonte 50 milionë lekë, ndërsa e kanë siguruar se nuk do t’i bënin keq gruas së tij. Dëshmitarja tha se ka pas edhe dy fëmijët e tjerë në dhomën ngjitur. Ndërkohë që ka reaguar pas kësaj dëshmie edhe avokatja e të pandehurit Fotaq Zaharia. Ajo i tha gjykatës se Prokuroria duhej të sillte për të dëshmuar një shtetas me emrin Lefter Leshi. Por kjo kërkesë ka ngjallë reagimin e trupit gjykues, i cili i bëri të ditur Valentina Teodoresku se personi në fjalë kishte vdekur.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›