Qeveria padit Mihal Delijorgjin
Tirane- Mihal Delijorgji, nje nga te pandehurit e tragjedise se 15 marsit, do te perballet edhe me nje tjeter padi. Qeveria ne ditet ne vazhdim do te ngreje nje padi, ku do te kerkoje te gjitha demshperblimet qe eshte detyruar t'iu paguaje banoreve te Gerdecit. Burime nga Ministria e Drejtesise konfirmuan dje per gazeten "Koha Jone", se eshte autorizuar brenda 24 oresh, Avokatia e Shtetit per te ngritur nje padi civile, brenda dosjes penale ne ngarkim te Mihal Delijorgjit, ish-administrator i firmes "Albademil". Sipas burimeve deri me sot behet fjale per nje shume prej 15 milione euro qe, shteti yne eshte dashur te heqe nga buxheti i tij, per te demshperblyer te gjithe banoret e Gerdecit, si dhe te fshatrave perreth, te cilet humben banesat, pas shperthimit te fuqishem te fabrikes, ne te cilen po kryheshin demontimet e armeve dhe fishekeve. Padia do te depozitohet ne ditet ne vazhdim, ne Gjykaten e Larte dhe do te perfshihet brenda dosjes penale, ku mes 28 te pandehurve eshte edhe vete Mihal Delijorgji. Mesohet se ketij te fundit, do t'i sekuestrohen te gjitha pasurite e tij, ne menyre te tille qe te demshperbleje shtetin tone per demin ekonomik te shkaktuar. Ne pasurite qe do t'i nenshtrohen sekuestros, pervec llogarive bankare, do te jene dhe apartamentet, si dhe firma e tij "Perparimi" sh.a. Sipas burimeve, nje nga arsyet e shperthimit te tragjedise se Gerdecit kane qene kushtet ne te cilat kryheshin punimet ne kete fabrike. Keto kushte nuk ishin permbushur nga ana e Mihal Deligjorgjit, i cili ishte edhe administrator per realizimin e demontimit. Pas shperthimit, si dhe shkaterrimit te plot 1690 banesave, shteti u detyrua te paguante te gjithe banoret, te cilet pervec humbjes se te afermve te tyre, mbeten pa banesa. Pas ngritjes se komisioneve, te gjithe banoret perfituan nje shume te majme demshperblimi. Nga ana tjeter Prokuroria e Pergjithshme, nga hetimi ka arritur ne perfundim se demontimi i kryer ne fabriken e Gerdecit, i ka shkaktuar shtetit edhe nje dem tjeter, i cili arrin ne vleren 35 milione euro. Ky perfundim eshte arritur nga prokuroria pas shqyrtimit te te gjitha dokumenteve per blerjen e predhave nga Delijorgji me 70 leke, me pak sesa bliheshin nga uzina e Gramshit. Ne krahasim me uzinen e Gramshit, e cila i jepte shtetit nje shume prej 120 leke pas shitjes se broncit qe mbetej nga demontimi, firma e Mihal Delijorgjit, nuk i paguante asnje qindarke shtetit, pas demontimeve qe kryente. Materiali i broncit qe mbetej nga demontimi shitej, ndersa perfitimet i merrte Delijorgji.