"Banda e Lushnjes", thirret Petrit Lici
Tirane- Prokuroria e Krimeve te Renda thirri si deshmitar per te deshmuar ne ngarkim te "bandes se Lushnjes", Petrit Licin. Pas shtyrjes se procesit, per mungese te nje prej mbrojtesve, akuza i kerkoi gjykates masa te rrepta nga ana e sektorit te Mbrojtjes se Deshmitareve, per Licin. Ky i fundit do te paraqitet ne Gjykaten e Krimeve te Renda, per te dhene shpjegime para gjykates, me daten 25 mars. Lici, i penduari i "bandes", do te tregoje mbi disa krime, te cilat dyshohet se jane kryer nga te pandehurit. Pikerisht behet fjale, per episodin e prerjes se kokes se rivalit te Aldo Bares, Artur Dajes, si dhe funksionimit si bande kriminale e ketij grupi. Deshmia e Licit konsiderohet e nje rendesie te vecante, pasi sipas burimeve, ai pritet te hedhe drite mbi disa nga veprat penale, per te cilat akuzohen te pandehurit, nder te cilat vrasja e Artur Dajes dhe shetitja e kokes se tij te prere neper qendren e qytetit te Lushnjes, si dhe menyren e funksionimit te kesaj bande famekeqe kriminale. Te pandehur ne procesin e dyte qe po zhvillohet jane Arben Borici, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Erion (Niko) Cici, Arjan Alicaj, Jorgo (Agur) Muzaka (Musaku) dhe Rexhep Gina. Keta persona, te akuzuar si pjese e "Bandes se Lushnjes", akuzohen per disa vepra penale, nder to edhe vrasjet e ndodhura disa vite me pare ne Lushnje. Ky grup eshte percaktuar nga perfaqesuesit e akuzes, si njerezit qe rrinin me prane Aldo Bares, i njohur si kreu i bandes.