E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria përcakton pagën minimale me 17 mijë lek në muaj



Paga minimale mujore në shkallë vendi e detyrueshme për tu zbatuar nga çdo person juridik dhe fizik vendas ose i huaj do të jetë 17 mijë lek në muaj. Ky është vendimi më i fundit i qeverisë për caktimin e kufirit minimal të pagave. Sipas këtij vendimi, paga minimale ka pësuar një rritje prej 10 mijë lekësh nga 16 mijë që ka qenë më parë. Sipas qeverisë, paga bazë mujore minimale prej 17 mijë lekësh është në nivelin e minimumit jetik për një të punësuar dhe me këtë rritje edhe paga e punonjësve që punojnë në punët më të thjeshta dhe janë fillestarë në punë është mbi minimumin jetik për një të punësuar. Sipas sistemit të pagave të punonjësve mbështetës, mbi pagën bazë jepen shtesa për vështirësi, natyrë të veçantë pune, vjetërsi në punë të cilat shkojnë mesatarisht 50 për qind mbi pagën bazë. Duke llogaritur këto shtesa paga për punonjësit që punojnë në punët më të thjeshta të sektorit shtetëror shkon mesatarisht në rreth 25 mijë lek në muaj. Është parashikuar edhe paga sipas orarit në masën 98 lek, me qëllim që të mbrohen më mirë punonjësit që punojnë me kohë të pjesshme ose jashtë kohës normale të punës. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Vendimi i mëparshëm i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2008. Për caktimin e masës së pagës minimale në shkallë vendi një ndër pikat që është mbështetur qeveria ka qenë niveli ekzistues i pagave në ndërmjet e institucionet publike e private.

3 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›