E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, plan per rritje te re pagash

Qeveria ka bere gati nje projekt te ri per rritjen e pagave per tri vitet ne vazhdim ku perfituesit kryesore do te jene serish sektoret e arsimit dhe te shendetesise. Ministria e Financave ne programimet afatmesme te buxhetit, njofton se rritja mesatare e pagave deri ne vitin 2012 do te jete me rreth 4.7 % ne vit. Nderkohe qe sektoret e arsimit dhe te shendetesise, serish do te kene nje rritje te diferencuar pagash me ritmet 8-10 per qind. Ekspertet ne Ministrine e Financave sqarojne se, punonjesit buxhetore do te mund te marrin te njejten vlere neto te rritjes se pages, si ne kater vitet e shkuara, per shkak se baza e tyre tashme eshte e larte. "Politika e rritjes se rrogave dhe pensioneve, eshte nje shtylle konstante e programit qeverises dhe ne kete drejtim, ky do te jete nje kurs i vazhdueshem i kesaj qeverie", ka deklaruar kryeministri Berisha. Gjate ketyre 4 viteve te shkuara jane shpenzuar ne rroga dhe pensione, rreth 500 milione dollare. Nderkohe qe edhe per kater vitet ne vazhdim, duket se nje nga drejtimet kryesore te qeverise do te jete rritja e pagave dhe pensioneve, si nje nga menyrat direkte per te zbutur varferine. Kryeministri ka premtuar se nepermjet kesaj politike, pagat dhe pensionet e shqiptareve do te kalojne standardin e 6 vendeve te Bashkimit Evropian. Duke e pare anetaresimin e Shqiperise ne BE, si nje sfide qe duhet kryer ne keto kater vite, rritja e pagave dhe pensioneve duket se do te jete nje nga menyrat per te plotesuar kushtet, ne lidhje me standardet e jeteses. Ne kete proces rritja me e madhe e nivelit te pages mujore, do te jete per mesuesit dhe mjeket. Ne sektorin e shendetesise rritja e pagave te mjekeve dhe infermiereve do te jete me e larte, per shkak te baze se ulet qe ato kane. Ne kete menyre do te operohet edhe per pagat e sektorit te arsimit, ku rritjen me te madhe ne perqindje, do ta perfitojne punonjesit ne sistemin parauniversitar. Gjithashtu gjate tre viteve ne vazhdim do te kete nje politike te qendrueshme te pagave, per sektorin rendit dhe te ushtrise. Per shkak te detyrimeve qe rrjedhin nga aderimi per anetaresim ne NATO, forcat e armatosura do te perfitojne nje rritje vjetore. Ndersa administrata qendrore do te perfitoje nje rritje page mesatare, jo me shume se 4 per qind. Ekspertet e buxhetit ne Ministrine e Financave, pohojne se rritja do te nise te aplikohet ne mes te vitit, sic eshte bere tradite tashme. Te njejtet eksperte shpjeguan se kategori te vecanta te buxhetoreve, do te perfitojne perqindje te ndryshme pagash. Mirepo kategorizimet do te behen nga Departamenti i Administrates Publike, pasi qeveria te kete marre vendimin, per te harmonizuar keshtu masen e rritjes se pages me statusin e nepunesit civil. Politika buxhetore e rritjes se pagave, ka ne themel rritje te pervitshme te pagave ne administraten publike, ku perparesi do te kene pagat e uleta, duke synuar ngushtimin e diferencave mes pages me te larte dhe asaj me te ulet.

Rritje do te kete edhe per ndihmen ekonomike

Shpenzimet per pagese papunesie dhe ndihme ekonomike, shpenzimet per pagese papunesie, ndihme ekonomike dhe paaftesi, parashikohen te jene ne masen

0.6% te PBB cdo vit te periudhes 2010-2012. Ketu do te mbahet parasysh politika per nje rritje te diferencuar, midis zerave perberes te ketyre shpenzimeve. Nderkohe qe ndihma ekonomike, si rezultat i permiresimeve ligjore dhe administrative do te vije duke u ulur ne terma relative, pjesa me e madhe e rritjes do te shkoje per pagesen e paaftesise, si rezultat i indeksimit te saj, rritjes se numrit te perfituesve dhe permiresimit te procedurave te perfitimit te nje statusi te tille. Kete vit ndihma ekonomike eshte rritur ndjeshem, duke shkuar ne 6.340 leke ne muaj si nivel baze. Nga kjo rritje perfituan 93 mije familje shqiptare, sipas kategorive te percaktuara. Rritja qe barazon te ardhurat nga papunesia, me 50 % te pages minimale ne shkalle vendi, behet ne kuader te pershtatjes se legjislacionit shqiptar me ate nderkombetar. Brenda kater viteve ne vazhdim, synohet te mos kete me asnje qytetar shqiptar nen nivelin e 2 dollareve ne dite. Gjithashtu ndihma ekonomike eshte zgjeruar me kategori te reja, qe kane qene te perjashtuara. Por qe nje familje te perfitoje nga ndihma ekonomike, duhet te kete te shlyera faturat e energjise elektrike.

Paga minimale, rritje periodike

Nderkohe qe qeveria ne strategjine e pagave ka deklaruar, se do te kete rritje periodike edhe per pagen minimale ne sektorin privat. Muajin qe shkoi qeveria ka miratuar rritjen e pages minimale per sektorin privat dhe ate shteteror, duke e cuar ate ne 18 mije leke nga 17 mije qe ishte me pare. Nga 2005 paga minimale eshte rritur me plot 4 mije leke. Kjo mase eshte marre nga qeveria, pasi eshte studiuar tregu i pagave ne sektorin privat dhe ate shteteror dhe ka per qellim me se shumti, rritjen e kontributeve te sigurimeve shoqerore, pasi rezulton te jete zeri me problematik ne buxhetin e shtetit. Gjithashtu ka tashme nje skeme shperblimesh per punonjesit buxhetore, ne perputhje me rezultatet ne pune. Ato punonjes qe kane performancen me te mire ne ushtrimin e detyres, perfitojne deri ne nje page shperblim. Per te zbatuar kete politike, cdo institucion buxhetor do te krijoje nje fond te posacem prej 5 per qind, me te cilin do te behen politikat ne lidhje me shperblimet buxhetore. Ndersa ne sektorin privat rritjen me te madhe te pagave e ka aplikuar sektori i ndertimit, sherbimet dhe hoteleria, kane aplikuar rritjen me te madhe te pagave gjate ketij viti ne sektorin privat. Sipas nje vleresimi te Bankes se Shqiperise, shkak per rritjen e theksuar te pagave ne sektorin privat, ka qene nxitja e bizneseve per te deklaruar pagat reale. Ne statistikat zyrtare, rezulton se pagat shenuan rritje si ne sektorin shteteror ashtu edhe ne ate privat. Por rritja e pagave ishte e ndryshme midis sektoreve. Ne sektorin privat, rritja e indeksit te pagave varion nga 15 per qind ne sektorin e ndertimit, deri ne 40 per qind ne sektorin e sherbimeve-hoteleve. Keto dy sektore ne zhvillim, mbajne peshe te madhe si ne ritmet e rritjes ekonomike ashtu edhe ne numrin e te punesuarve. Norma vjetore e rritjes se pages mesatare ne sektorin privat, ishte 15 per qind ose rreth 4 pike perqindjeje me e larte, se mesatarja e rritjes se regjistruar gjate pese viteve te fundit. Qeveria mori nje sere reformash qe kishin te benin me sektorin e pagave, sidomos tek privatet. U miratuan pagat e reja minimale sipas sektoreve dhe profesioneve, me nivel me te larta se paga minimale 140 mije leke qe merrej me pare ne konsiderate per te paguar taksat dhe sigurimet shoqerore. Po keshtu detyroi bizneset qe te bejne pagesat e rrogave, nepermjet sistemit bankar.

Privatet

Ne sektorin privat rritja e indeksit te pagave, varion nga 15 per qind ne sektorin e ndertimit, deri ne 40 per qind ne sektorin e sherbimeve-hoteleve. Keto dy sektore ne zhvillim, mbajne peshe te madhe si ne ritmet e rritjes ekonomike ashtu edhe ne numrin e te punesuarve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›