"Bashkeqeverisja me PD do te forcoje identitetin e LSI-se"

TIRANE - Kryetari Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta e shikon bashkepunimin me PD ne qeverine e re te paszgjedhjeve te 28 qershorit, si zgjidhjen e vetme pozitive per vendin. Me poshte vijon intervista e Metes, dhene dje per radion Deutsche Welle.
Vendimi per nje bashkeqeverisje PD-LSI erdhi me shume si nevoje e numrave te mandateve, apo si ngjashmeri programesh mes dy partive?
Mendoj se ky vendim eshte imponuar si zgjidhja e vetme, per te garantuar nje qeverisje te qendrueshme, ne funksion te reformave te integrimit evropian dhe njekohesisht, per nje opozite te forte dhe te qendrueshme,si ajo e PS-se. Ky vendim erdhi si rezultat i nje ndergjegjesimi dhe pjekurie politike, per te pare te gjithe elementet e perbashket mes PD dhe LSI, ne interes te nje qeverisje funksionale, me perfaqesuese, e angazhuar per te plotesuar te gjitha detyrimet qe dalin nga kerkesa e Shqiperise, per t'u anetaresuar ne BE.
Kritike brenda dhe jashte partise tuaj kane folur per nje "nxitim te pajustifikuar", per t`i thene PO fteses se Partise Demokratike. Te pakten nga ajo qe u pa publikisht, gjithcka u mbyll per rreth 100 minuta. Si e komentoni kete?
Vendimi ka qene shume i qarte dhe shume i shpejte, per arsye se nuk ka patur zgjidhje te tjera. Dy ishin ato: ose bashkepunim mes LSI dhe PS, qe shtynte vendin drejt krizes, sepse nuk jepte dot nje formule qeverisjeje te qendrueshme, ose bashkepunim LSI me PD, qe jep nje mesazh qetesues, stabilizues e perspektiv per te ardhmen e vendit. Per me teper qe ne vume re inskenime per tensionim, qe synonin per te nxjerre situaten e rendit jashte kontrollit, thjesht per arsye te ngushta politike. Ata qe kundershtojne per procedura nuk kane qene dhe jane per kete zgjidhje, por ata nuk japin asnje zgjidhje tjeter, vec krizes.
Ne nje bashkeqeverisje me nje force te djathte, deri dje kundershtare me ju, a shikoni ndonje rrezik per identitetin e LSI-se? Te pakten ju e keni quajtur vazhdimisht partine tuaj si "forca e vertete e majte"...
Nuk besoj se bashkeqeverisja me PD do te zbehe rolin e partise LSI. Perkundrazi, mendoj se ajo do ta forcoje identitetin e saj. Ne rast se dje kjo force eshte paragjykuar se ben cdo gje ne funksion te PS-se, sot eshte e qarte se, LSI cdo vendim e merr ne funksion te se ardhmes se vendit dhe programit te saj per integrimin evropian te vendit. Absolutisht, kjo do te jete nje bashkejetese e qendrueshme, nje bashkejetese konstruktive. Duke sjelle nje kulture te re politike ne vend por, dhe ne qeverisjen e vendit.
A ka ndonje kusht te panegociueshem per LSI-ne, ne ndertimin e qeverise se re?
Ajo qe ne kemi kerkuar si garanci kryesore nga PD, eshte angazhimi i saj qe ne zgjedhjet e ardhshme LSI te kete te gjitha te drejtat e saj, te barabarta per te qene pjese e nje procesi te ndershem. Dhe jo sic ndodhi kete radhe, kur u be nje kod per goditjen dhe asgjesimin e saj. Kete garanci ne e kemi marre. Per ceshtje te tjera qe po diskutojme ne ndajme te njejta shqetesime dhe angazhime. Besoj, se do te jete nje program ne funksion te reformave, qe kerkon BE nga Shqiperia.
Cilat jane prioritetet e LSI ne nje qeverisje me PD-ne?
Prioritetet tona kane te bejne me nje qeverisje te qendrueshme e reformatore. E cila con perpara me vendosmeri dhe me efikasitet axhenden integruese te vendit tone. Nje prioritet i vecante yni eshte rritja e punesimit, nepermjet politikave zhvilluese dhe stimuluese financiare.