E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria premton rritjen e pagave për mësimdhënësit

Prishtinë, 24 gusht - Qeveria e Kosovës është zotuar se prej 1 janarit të ngritën pagat e mësimdhënësve të nivelit fillor dhe të mesëm. Kjo është bërë e ditur pas një takimi të kryeministrit Thaçi dhe ministrit të Arsimit, Enver Hoxhaj, me kryetarin e  SBASHK-ut, Ali Shabanaj. Qeveria ka propozuar që të formohet një komision i përzier, i cili do të përbëhej nga sindikalistë,  Fondi Monetar Ndërkombëtar, nga i cili do të diskutoheshin kërkesat e mësimdhënësve. Mirëpo, me këtë ofertë  nuk është pajtuar Këshilli i Përgjithshëm i Sindikalistëve, duke thënë se qeveria e Kosovës ka premtuar disa herë ngritjen e pagave, por sipas tyre, nuk  e ka mbajtur premtimin. Ata kanë vendosur të diskutojnë me anëtarët e Sindikatave ofertën e qeverisë dhe të premten të mblidhen për të marrë një vendim.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›