E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyseni: Zëvendësimi i 1244-shit ka mbështetjen edhe të ndërkombëtarëve

Prishtinë, 24 gusht - Ministri i Jashtëm i Kosovës Skender Hyseni ka mohuar dje raportimet e mëhershme se kinse ai ka thënë se Kosovën do ta njohin 35 shtete pas mendimit të GJND-së. “Unë asnjëherë nuk kam thënë se Kosovën do ta njohin 35 shtete. Kam thënë se kemi marrë premtime për një gjë të tillë dhe unë jam i bindur se ato do të vijnë”, ka deklaruar ministri Hyseni në ligjëratën e mbajtur në seminarin e 29 ndërkombëtarë për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Ministri Hyseni ka analizuar edhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës dhe ka thënë se kjo ishte dhe një goditje për të gjitha pretendimet e Serbisë dhe aleatëve të saj për gjoja se po hapet Kutia e Pandorës, gjë që ka çuar përpara konsolidimin ndërkombëtarë të shtetësisë së Kosovës e cila ishte dhe tema e ligjëratës së tij. Rreth kritikave të analistëve për Iniciativën e Kosovës për ta ndryshuar rezolutën 1244 e cila është quajtur e ngutur dhe me hapa të gabuara, Ministri Hyseni është shprehur i vendosur dhe ka pohuar se kjo kërkesë për ndryshimin e rezolutës 1244 është konsultuar dhe ka marrë mbështetje edhe nga miqtë ndërkombëtarë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›