E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi në vjeshtë diskuton për shkarkimin e guvernatorit Rexhepi

Prishtië, 24 guht - Kuvendi i Kosovës, në sesionin vjeshtor, do të shqyrtojë kërkesën e Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, për shkarkimin e guvernatorit Hashim Rexhepi, i arrestuar një muaj më parë.
Këtë e konfirmoi sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një prononcim për mediat, ka raportuar REL.
“Kuvendi në fund të sesionit të kaluar, e ka pasur në shqyrtim kërkesën e bordit të BQK-së dhe ne ia kemi dërguar komisionit përkatës, presim rekomandimet e Komisionit dhe në seancat e para, Kuvendi i Kosovës do ta kryej obligimin e vet, që e ka me kushtetutë dhe me ligje”, tha Krasniqi
Guvernatori Rexhepi akuzohet për më shumë se gjashtë vepra penale, si korrupsion, shpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmangie të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe shpëlarje të parave.
Guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi, është arrestuar me 23 korrik, ndërsa së fundit Gjykata e qarkut ia ka zgjatur paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›