KFOR-i paralajmëron ushtrime në perëndim të Kosovës

Pejë, 24 gusht - Grupi Luftarak Shumëkombësh Perëndim ka paralajmëruar ushtrime ushtarake në zonën perëndimore të vendit. Ato do të mbahen të enjten dhe të premten, ndërkohë që, sipas nënkolonelit Angelo Vesto, zëdhënës i BSh-së “Perëndimi”, mbajtja e tyre nuk ndërlidhet me ndonjë situatë të përkeqësuar të sigurisë. “Ushtrimet janë pjesë e trajnimeve rutinë për dislokimin e forcave shumëkombëshe në rast nevoje në zonën tonë të përgjegjësisë”, ka thënë Vesto, të martën. Ai ka shpjeguar se gjatë këtyre dy ditëve të gjitha mjetet në shfrytëzim do të bartin shenjën e KFOR-it dhe se në raste të caktuara mund të ndodhin e ngjarje të simuluara që u ngjasojnë trazirave. “Simulimi i trazirave është pjesë e këtyre ushtrimeve”, ka thënë Vesto, duke pretenduar të sqarojë për opinionin se këto ushtrime kanë vetëm karakter rutine. “Kërkojmë nga popullata lokale të jetë e kujdesshme gjatë kohës kur trupat janë në veprim”, ka thënë ai, duke bërë thirrje që popullata të mos afrohet pranë vendeve ku do të mbahen këto ushtrime.
Nënkoloneli Vesto nuk ka precizuar se cilat lokacione do të shfrytëzohen për këto ushtrime.
Nënkoloneli Vesto nuk ka precizuar se cilat lokacione do të shfrytëzohen për këto ushtrime.