Qeska kryetar i Rahovecit, apo zgjedhje të reja?

Prishtinë, 24 gusht - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka kërkuar Qazim Qeskës që brenda 7 ditësh, duke filluar nga sot, të deponojë të gjitha faktet për mungesën e tij në punë prej 45 ditësh. Ndërkohë që Qeska deklarohet se gjatë kësaj periudhe ka qenë në shtëpi, presidenca thotë se varësisht prej fakteve të dorëzuara do të marrë edhe vendimin nëse do të shpallë apo jo zgjedhje në Rahovec.
E hëna e ardhshme është dita e fundit kur kryetari i dorëhequr i Rahovecit, Qazim Qeska, do të duhej t’ i depononte faktet përse nuk ka dalë në punë për 45 ditë, aq sa ka zgjatur dorëheqja e tij.
Këtë e ka kërkuar nëpërmjet një shkrese ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati.
Shkresa kërkon nga Qeska sqarime nëse ai ka shkelur piken e të nenit 56 të ligjit për Qeverisje Lokale, në të cilën thuhet se kryetari nuk mund të mungojë në punë pa arsye për më shumë se 30 ditë.
Ndërkaq, sa i përket pikës çështjes, sipas të cilës mandati i kryetarit të Komunës përfundon me dorëheqjen e tij, Ferati ka thënë se duhet pyetur Presidencën.
Por, zëdhënësi i Presidencës, Xhavit Beqiri, ka thënë se aktualisht nuk ka ndonjë të re për rastin Qeska, pos asaj së janë në pritje të sqarimeve shtesë nga Ministra e Pushtetit Lokal dhe KQZ-ja.
I kontaktuar nga KTV-ja, Qazim Qeska ka thënë që kryesisht gjatë kohës sa ka zgjatuar dorëheqja e tij ai ka qenë në shtëpi, por i sëmurë.
Ndërsa, ka deklaruar se ka faktografi për sëmundjen e tij.
Ai tha se vizitën e fundit mjekësore e ka bërë në Lubjanë, më 7 qershor të këtij viti, kur edhe kishte marrë pushim mjekësor.