E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria raporton te Fazllic

Rreth dy vjet e gjysme me pare, ne mars te vitit 2006, tre ministra zhvilluan nje mbledhje per sigurine kombetare, me pranine edhe te nje delegacioni amerikan, drejtuar nga keshilltari i kryeministrit Berisha, amerikani Tom Rixh. Krahas tij rrinte i ulur Damir Fazllic.

Përballë tyre, dhe nga anët e tryezës, janë rreshtuar ministri i Mbrojtjes, i Punëve të Brendshme, i Transporteve, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, drejtori i përgjithshëm i policisë i asaj kohe, drejtori i aviacionit civil dhe ai i porteve.

Sot, një nga pjesmarrësit në takim, Besnik Bakiu, ish-funskionar i lartë i policisë së shtetit, rrëfen në një intervistë ekskluzive për gazetarin Poli Hoxha të gazetës "Shqip", përmbajtjen e takimit.

“Në takim u diskutua ose më saktë u raportua nga ministrat respektivë për masat e mara nga dikasteret respektive, gjendjen e sigurisë dhe problemet e vështirësitë në fushën e sigurisë në kufi, porte e aeroporte. Pas bisedës u organizua edhe një vizitë në ambientet e qendrës operative të gatishmërisë së Shtabit të Përgjithshëm”, thote Bakiu, për “Shqip.

Sot ish-zytari Besnik Bakiu ndihet i fajshëm në atë që ai e cilëon "mirëbesim ministror" duke dhënë një mendim të tijin personal, por që ngre pikëpyetje.

“Duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë, sikur edhe 1% e atyre që janë botuar në median shqiptare për zotin Fazlliç të jenë të vërteta, është e papranueshme që ministrat dhe titullarët e institucioneve kryesore shtetërore të sigurisë kombëtare raportojnë për problemet e sigurisë dhe masat e marra për luftën kundër trafiqeve dhe terrorizmit përpara një personi të tillë. T‘i tregosh pikat e dobëta të sigurisë së kufijve të tu një personi të tillë, është si  t‘i varësh ujkut mëlçitë në qafë". Shteti në këtë rast është më shumë se i paqenë. Unë, i ndodhur thuajse rastësisht në atë takim kohë më parë, tani ngre supet, vë pikëpyetjet e mia dhe kur lexoj ato që thuhen në faqet e shtypit, tronditem dhe mbetem i pagojë”, thotw mw tej Bakiu.

Në fakt raportimi po i bëhej atij që kryeministri e kishte kontraktuar si këshilltar për integrimin në NATO dhe që, nën administratën Bush, kishte qenë sekretari i parë i Departamentit të Sigurisë së atdheut, pra Tom Rixhit.

E paqartë mbeten prania e Damir Fazllic pranë Tom Rixhit ne kete takim? A është paguar Damir Fazllic nga qeveria shqiptare per ndonje sherbim?

Vete Fazllic ne deklarimet e tij publike ka thene se ai nuk ka marre asnje qindarke ne asnje menyre nga qeveria shqiptare.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›