E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot 100-vjetori i Cabejt, Topi vlerëson kontributin

Sot u mbajt Konferenca Shkencore në nderim të 100-vjetorit (1908-2008), të Prof. Eqerem Cabej, Mjeshtrit të madh të gjuhës shqipe. Presidenti Topi e vlerësoi lart figurën e Cabejt. ""Ai deshifroi të kaluarën e kombit tonë", tha Topi 

TIRANE- Konferenca Shkencore në nderim të 100-vjetorit (1908-2008), të Prof. Eqerem Cabej, Mjeshtrit të madh të gjuhës shqipe nisi sot në mëngjes në Pallatin e Kongreseve. Cabej ua kushtoi jetën studimeve për gjuhën shqipe. Konferenca, ku morën pjesë akademikë të albanologjisë shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, etj, u organizua nën kujdesin e presidentit të Republikës, Bamir Topi. Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Akademisë së Shkencave, Teki Biçoku, vlerësoi kontributin e prof. Çabejt.
Më pas Presidenti i Republikës, Bamir Topi në fjalën e vet, duke bashkuar dy ngjarjet madhore në fushën e gjuhësisë, sikurse është 100-vjetori i Kongresit të Manastirit, si dhe 100-vjetori i Prof. Eqerem Cabej, vlerësoi kontributin, që lidh zhvillimin e ecurisë së gjuhës shqipe, si tregues i kulturës së popullit shqiptar.
"Duke punuar pë më shumë se gjysëm shekulli, Çabej i ka dhënën shkencës shqiptare si rrallë kush, veprën e tij, e cila është sintezë dhe kontribut i madh për shkencën dhe traditën e gjuhës shqiptare", theksoi Presidenti Bamir Topi.
Kreu i shtetit e vlerësoi lart figurën e Cabejt qe sipas tij deshifroi të kaluarën e kombit tonë. “Çabej qe mjeshtër i madh i gjuës shqipe. Përmes gjuhës së gjallë, dokumenteve shkrimore aq të pakta por aq të çmueshme, të folurit shqip në diasporë e kudo ku ka shqiptarë, ai mundi të deshifronte të kaluarën e kombit tonë, marrëdhëniet historike me popuj të tjerë, kontaktet me kulturat e kombeve të tjera”
Konferenca do të vijojë punimet përgjatë gjithë ditës së sotme, ku do të referohen kumtesa nga albanologët dhe akademikët shqiptarë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›