E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi pershendet vendimin per Kosoven

Vendimin e Maqedonise dhe Malit te Zi per njohjen e pavaresise se Kosoves e pershendeti sot edhe presidenti i Shqiperise, Bamir Topi.

Ai vleresoi vendimin e vendeve fqinje por edhe rolin qe ka luajtur deri tani klasa politike ne Kosove,

“Njohja e pavaresise se Kosoves, prej Malit te Zi dhe Maqedonise jo vetem qe eshte nje lajm mjaft i mire qe i kontribuon stabilitetit, por do te induktoje edhe vende te tjera drejt kesaj rruge”, u shpreh Topi.

Kreu i shtetit u shpreh i sigurte se Ballkani do te jete padiskutim ne rruget euroatlantike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›