Peshkatarët sarandiotë marrin naftën në Greqi
Peshkatarët e Sarandës shprehen të indinjuar për ligjin e ri të rimbursimit të naftës. Peshkatarët shprehen se karburantin janë të detyruar ta marrin në Greqi me një valutë që në vend ti shkojë Shqipërisë shkon për Greqinë
SARANE-Skema e rimbursimit të naftës së peshkimit ka marrë formën e ligjit, por për peshkatarët ajo konsiderohet jofunksionale dhe jo në përputhje me interesat e peshkatarëve. Kjo ka bërë që motopeshkatoret nga Saranda dhe nga qytetete të tjera bregdetare të vendit, të vazhdojnë t’i drejtohen tregut grek të karburanteve për të bërë furnizimin e tyre për çdo 15 ditor.
Më parë porti i furnizimit të tyre ishte ishulli i Korfuzit, por autoritetet e këtij qyteti kanë kërkuar të evitohen ndotjet dhe anijet shqiptare përdorin tani portin grek të Igumenicës. Nëse në tregun shqiptar ata e marrin naftën me më shumë se 140 lekë, duke e marrë në Greqi, së bashku me taksën portuale ajo u shkon 65 cent.
Këtë e konfirmon Hasan Aliaj, kapiten i motobarkës “Vasilis”. Sipas tij të ardhurat nga gjuetia e peshkatarëve tanë, shkojnë bashkë me peshkun e tyre, jo në arkën e shqiptarëve. Madje peshkatarët thonë se nuk e kuptojnë fare ligjin e ri të rimbursimit të naftës.
Zgjidhja që vetë peshkatarët propozojnë dhe presin nga qeveria, është fare e thjeshtë: ta marrin naftën me çmimin që jepet ajo në bursën ndërkombëtare.
(d.b/News24/BalkanWeb)