E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria rrit pagat e përfaqësive diplomatike për të gjitha nivelet



Laureta Rryçi

Tiranë - Qeveria rrit pagat e përfaqësive diplomatike pavarësisht gradës që ata kanë. Në mbledhjen e fundit të qeverisë, Këshilli i Ministrave miratoi tabelën me rritjen e pagave të propozuar nga ministri i Jashtëm dhe ai i Financave. Gazeta “Albania” sjell në
numrin e sotëm tabelat e plota në euro dhe dollarë efektet e të cilave nisin që nga 1 maji i këtij viti. Sipas tabelës pagën më të lartë për shkak edhe të gradës do ta kenë ambasadorët, shpërblimi i të cilëve me rritjen e fundit shkon në 1250 euro. Më tej pagesat janë renditur sipas gradës që ata kanë, nga kreu i ambasadës e deri te pastruesja. Vendimi i fundit i qeverisë ka parashikuar rritje page edhe për punonjësit administrativo –teknikë të cilët punojnë me kohë të pjesshme në përfaqësitë diplomatike të vendit tonë.
Rritja
Të gjithë ata që janë të punësuar në përfaqësitë diplomatike të vendit tonë do t’i gëzohen pagës së re e cila pavarësish se jemi në qershor efektet financiare do të nisin deri më 1 maj. Pas propozimit të ministrit të Jashtëm, Lulëzim Bashës dhe kalkulimeve të specialistëve të Ministrisë së Financave është rënë dakord se këto paga janë të përballueshme për Buxhetin e Shtetit të vitit 2009. Sipas tabelës një këshilltar tani e tutje do të paguhet me 805 euro ose 1020 dollarë. Ndërsa një diplomat që mban gradën Konsull do të paguhet 660 euro pse 815 dollarë.
Përllogaritja në valutë të huaj do të përshtatet sipas shteteve ku ndodhet përfaqësia diplomatike.
Administrata
Kësaj here nuk është përcaktuar pagë e re vetëm për diplomatët por edhe për stafin e administratës pavarësish nëse janë me kohë të plotë ose të punësuar në kohë të pjesshme. Kësisoj paga e shoferit është përcaktuar 780 euro ndërsa pastruesja në 220 euro. Ndërsa për specialistët që janë të punësuar në përfaqësitë diplomatike pagesa e tyre shkon në 290 euro.

Pozicioni Paga bazë mujore Shtesa për përfaqësim
Ambasador 1250 euro (1520 USD) 75 %
Konsull i përgjithshëm 690 euro (1165 USD) 75 %
Ministër Fuqiplotë 690 euro (1165 USD) 40 %
Ministër Këshilltar 690 euro (1165 USD) 40 %
Këshilltar 805 euro (1020 USD) 40 %
Sekretar i parë 660 euro (815 USD) 40 %
Konsull 660 euro (815 USD) 40 %
Sekretar i dytë 505 euro (650 USD) 40 %
Zëvendëskonsull 505 euro (650 USD) 40 %
Sekretar i tretë 455 euro (560 USD) 40 %
Agjent Konsull 455 euro (560 USD) 40 %
Atashe 405 euro (505 USD) 40 %

Paga mujore e personelit administrativo- teknik (Me kohe të plotë) të përfaqësive diplomatike

Pozicioni Paga mujore në euro
Grupi 1 Grupi 2 Grupi 3 Grupi 4 Grupi5
Sekretar teknik 820 780 750 725 670
Financier 820 780 750 725 670
Specialist 820 780 750 725 670
Shofer 780 740 705 680 630
Kafaz 650 610 575 545 500

Paga mujore e personelit administrativo-teknik me kohë të pjesshme në Përfaqësitë diplomatike

Pozicioni Paga mujore (me kohë të pjesshme)

Minimumi Maksimumi
Sekretar teknik 290 euro 440 euro
Financier 290 euro 440 euro
Specialist 290 euro 440 euro
Pastrues 220 euro 295 euro

Pagat e reja për atashetë ushtarakë
Atashetë ushtarake që janë pjesë e përfaqësive të NATO_s apo edhe të përfaqësive të reja janë një kategoritë përfituese të pagave të reja. Vendimi i fundit i qeverisë ka përcaktuar rritje në page sipas gradës që kanë ushtarakët shqiptarë të punësuar pranë përfaqësive të huaja. Sipas këtij vendimi një Gjeneral Lejtnant tani e tutje do të paguhet me 1170 euro plus shtesën që do të marrë për pozicionin dhe gradën që ka e cila në përqindje është përcaktuar 75 për qind. Paga e Gjeneral Majorit është përcaktuar që të shkojë në 1145 euro dhe për shkak të përfaqësimit kjo kategori do të paguhet me 60-75 %. Tabela në lekë ka parashikuar edhe për gradat e tjera e cila përfundon për ata që kanë marrë gradën nëntetar. Paga e këtyre të fundit me rritjen e re shkon në 405 euro. Efektet financiare të këtij vendimi nisin më 1 maj të këtij viti.

Emërtimi Paga në euro Paga në dollarë Shtesa
Përfaqësitë e NATO-s
Gj.Lejtnant 1170 1410 75 %
Gj.Major 1145 1365 60-75 %
Gj.Brigade 1070 1285 60-75 %
Përfaqësitë e tjera
Kolonel 960 1165 40-60 %
Nënkolonel 910 1100 40-60 %
Major 865 1050 40 %
Kapiten 805 1020 40 %
Toger 760 925 40 %
Nëntoger 705 875 40 %
Kkapter 760 925 40 %
Kapter 680 820 40 %
Rrështer 560 655 40 %
Tetar 455 560 40 %
Nëntetar 405 505 40 %

11 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›