E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria rrit rrogat e zyrtareve te larte nga 20-30 mije leke ne muaj

Blerina Hoxha

Qeveria rrit rrogat e zyrtareve te larte qe kane grada shkencore ne kabinetin e saj dhe institucionet e tjera qendrore nga 20 mije deri ne 30 mije leke te reja. Vendimi ka hyre ne fuqi pasi eshte botuar dje ne Fletoren zyrtare. Rikthimi i pagesave per titujt shkencore dhe akademike vjen pas nje pezullimi vitin qe shkoi ku Keshilli i Ministrave me urdher te vecante pezulloi te gjitha pagesat per gradat shkencore per shkak te mosrealizimit te te ardhurave buxhetore. Mirepo vendimi i fundit sjell shtesa me te medha se vlera e rroges minimale per nepunesit ne pozicionet zv.ministra sekretaret e pergjithshem anetaret e organeve kolegjiale drejtuese me kohe te plote te institucioneve te pavarura drejtore drejtorish etj. Nese keta zyrtare mbajne titullin profesor marrin menjehere nje shtese mujore ne page 30 mije leke ndersa zyrtaret me titull profesor i asociuar marrin nje shtese 250 mije leke. Ndersa per zyrtaret e larte me doktorature do te aplikohet nje shtese 20 mije leke ne muaj. Ne baze te vendimit perfitojne rritje page titullaret dhe zevendestitullaret i institucioneve qendrore ne varesi te Kryeministrit apo ministrave te linjes prefekt nenprefekt si dhe funksionaret politike zevendesminister e anetare te kabineteve politike perfitojne shtesen per kualifikimin graden apo titullin shkencor. Sipas vendimit te qeverise kjo shtese jepet kur kualifikimi grada apo titulli shkencor perputhen me pershkrimin e punes se nepunesit por pas miratimit rast pas rasti nga Departamenti i Administrates Publike. Kur nepunesi ka kualifikim grade apo titull shkencor me te larte se ai i percaktuar ne kete vendim perfiton vetem shtesen e percaktuar per pozicionin. Kur nepunesi ka kualifikim grade apo titull shkencor me te ulet se ai i percaktuar per pozicionin e tij perfiton shtesen ne perputhje me kualifikimin graden apo titullin shkencor qe ka. Ne cdo rast pavaresisht nga kualifikimi grada apo titulli shkencor qe ka nepunesi ai perfiton shtesen vetem per graden apo titullin shkencor me te larte qe ka. Gjithashtu ne nje vendim te tjeter te botuar ne Fletoren zyrtare parashikohet edhe hierarkia e pagave ne Teatrin Kombetar dhe Drejtorine Artistike te Teatrit te Operes dhe Baletit ne Teatrin Kombetar te Operes Baletit dhe Ansamblit Popullor. Niveli pagave per artistet nis nga 76.300 leke per drejtuesit artistike dhe 46.700 leke per skenografet dhe orkestrantet. Gjithashtu hierarkia e pagave eshte rregulluar edhe Per Drejtorine Artistike te Ansamblit te Kengeve dhe Valleve Popullore ne Teatrin Kombetar te Operes Baletit dhe Ansamblit Popullor Drejtorine e Teatrit te Femijeve ne Qendren Kombetare te Kultures per Femije Teatrin Kombetar te Komedise dhe Cirkun Kombetar. Niveli i pagave fillon per drejtuesit e larte me 68.100 leke ne muaj dhe per aktoret e nivelit te dyte 46.700 leke ne muaj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›