E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokateve te shtetit u rritet rroga 10 mije leke

Avokati i Pergjithshem i Shtetit dhe Avokati i Shtetit sipas vendimit me te fundit te qeverise perfitojne nje pagese mujore shtese 100 mije leke per kushtet e punes.

Nepunesit e emeruar ne Avokaturen e Shtetit pas hyrjes ne fuqi te ketij vendimi perfitojne pagat sipas percaktimit te ri. Nepunesit aktuale te Avokatures se Shtetit te cilet deri ne castin e hyrjes ne fuqi te ketij vendimi perfitonin nje page me te larte sesa vendimi aktual do te vazhdojne te perfitojne pagen aktuale. Nepunesi i emeruar jashte vendit ne pozicionin Jurist prane Misionit te Perhershem te Republikes se Shqiperise ne Keshillin e Europes i cili eshte perfaqesues i perhershem prane Gjykates Europiane per te Drejtat e Njeriut ka statusin financiar te perfaqesuesit te ministrise se linjes ne perfaqesine tone diplomatike prane BE-se.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›