E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria serbe: Vendimi i Hagës, i turpshëm

Zëdhënësi i Qeverisë së Serbisë, Millivoje Mihajlloviq, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Hagës për të liruar ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, “është i turpshëm”.

“Kjo është një goditje e rëndë për drejtësinë dhe një pengesë serioze për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Mihajlloviq për mediat serbe, siç transmeton REL.

Sipas tij, me këtë vendim “do të zhgënjehen të gjithë ata që mendojnë se do të ketë pajtim në rajon”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›