E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria shet 100 përqind të asetit më të madh që i kishte mbetur

Share

Albpetrol del në shitje 100 përqind. Reuters: Po shitet për të mbushur arkën bosh të shtetit. Ekspertët e Ministrisë: Kemi fushën naftëmbajtëse më të madhe në Europë. 2800 punonjës do ngelen pa punë. Të ardhurat do bëhen rrush e kumbulla në një vit elektoral që po troket

Deputetët e mazhorancës ngritën sot kartonat për të miratuar shitjen e Albpetrolit në 100 përqind të vlerës. Opozita e kundërshtoi diçka të tilla. Albpetrol, që vitin e shkuar nxori 58 mijë ton krudo, ka në pronësi depozita nafte e gazi si dhe kontrata me disa kompani të huaja. Specialistët e Ministrisë së Energjetikës, duke iu referuar të dhënave e renditën fushën e Patoz-Marinzës si fushën tokësore më të madhe naftëmbajtëse të Europës.

“Rezervat gjeologjike të vlerësuara në vendburimet ekzistuese janë rreth 440 milionë tonë naftë në shtresë. Këto nuk janë të nxjerrshme teknikisht, por sasia e nxjerrjes së tyre kushtëzohet nga teknologjitë që përdoren për nxjerrjen e këtyre rezervave. Ne vlerësimet e bera deri në 2008, rezerva të nxjerrshme konsiderohen 84 milionë tonë. Nga këto deri në 2010 janë nxjerre rreth 53 milionë dhe janë për t’u nxjerrë 30 milionë ton rezerva nafte. Pra, nëse në vendburimin e Patoz-Marinzës janë rreth 250 milionë ton eshtë vendburimi me i madh i naftës në tokë në Europë, në tokë, jo me shtrirje në det, thonë specialistët.

Reuters shkruan se Shqipëria po privatizon pasurinë më të madhe që i kishte mbetur në duar. Agjencia raporton se vendimi vjen pasi qeveria ka shkurtuar ndjesh shpenzimet dhe po përpiqet të gjejë zgjidhje për rënien e të ardhurave.

Të ardhurat për shitjen do të shkojnë për të paguar 2800 punonjës që do largohen nga puna nga 4 mijë në total. Pjesa tjetër do përdoret për investime në infrastrukturë, aq të nevojshme për vitin e ardhshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›