Kuvend, miratohet me 72 vota privatizimi i Albpetrol
Tiranë- Privatizimi i Alpetrolit është miratuar sot me 72 vota pro dhe 62 kundër projektligjin në Kuvendin e Shqipërisë.
Miratimi i pr/ligjit Për përcaktimin e formës dhe strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë Albpetrol sh.a. Patos, ka hasur në debate të forta gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Sot ministri i Energjitikes, Nasip Naço ka kërkuar edhe voten e opozitës për miratimin e këtij projektligjit, por kjo e fundit e ka kundërshtuar privatizimin e Albetrolit.
Në fjalën e tij ministri Naço ka kërkuar privatizimin 100% të kompanisë, pasi ka analizuar situaten aktuale të saj.
Ministri Naço ka nënvizuar se pr/ligji nuk nxjerr njerez në rrugë, por ai u siguron punëtorëve vjetërsinë e punës dhe pagën e një viti.
Fondet që do të përfitohen nga privatizimi do të përdoren për rrugë, investime, tunele. Nga shitja e menjëhershme nuk do përfitohen vetëm këto fonde, por do vazhdohen të merren të ardhurave nga tatim-fitimet- tha ministri Naço.
Nga ana tjetër opozita e kundërshtuar duke u shprehur se cili do jetë fati i kompanive që kanë marrëveshje me Albpetrolin.
Cili do te jete fati i marreveshjeve hidrokarbureve, pas privatizimit te Albpetrol, qe eshte ne marreveshje me hidrokarburet- u shpreh deputeti i PS-se, Erjon Braçe.
Po ashtu deputetja Mimi Kodheli, ka deklaruar se opozita s’është kundër privatizimit, por kundër procedurave që po kryhet.
Ne nuk jemi kunder privatizimit, dikunder thoni ju, ne jemi kunder menyres se paraqitur, pasi mbrojme interesin e shqiptareve- tha Kodheli.
No related posts.