Qeveria shkel ligjet fiskale, harton lista presioni ndaj biznesitNga Qeveria shqiptare do çelë një regjistër të bizneseve problematike ose të borxhlinjve të këqij, dhe do të njoftojë bankat e nivelit të dytë në vend për të gjitha këto bizn
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Qeveria shkel ligjet fiskale, harton lista presioni ndaj biznesitNgaQeveria shqiptare do çelë një regjistër të bizneseve problematike ose të borxhlinjve të këqij, dhe do të njoftojë bankat e nivelit të dytë në vend për të gjitha këto biznese. Kryeministri tha dje gjatë një mbledhjeje të qeverisë, se të gjitha ato biznese që përpiqen ti shmangen pagimit ta detyrimeve tatimore, nuk i paguajnë ato në kohën e duhur por i bartin, kanë probleme me bilancet apo me zëra të tjerë të dokumentacionit fiskal, do të përfshihen në një listë të posaçme e cila do të njihet si lista e bizneseve të këqija njëlloj siç bankat njohin si kredi të këqija një grup kredish që rrezikojnë të mos kthehen apo që kanë shfaqin probleme me pagesat e kësteve. Në të vërtetë qeveria po e bën këtë gjë si një masë për të ushtruar presion ndaj bizneseve të caktuara në mënyrë që ato të paguajnë detyrimet e tyre, në një kohë kur buxheti i shtetit më shumë se herë të tjera ka nevojë për para. Legjislacioni fiskal në vend përcakton qartë se si veprohet në raste të tilla dhe nevoja për të denoncuar me veprime të tilla bizneset, është e tejkaluar. Biznesi nuk mund të përfshihet në lista të tilla të bardha apo të zeza dhe lista të tilla nuk mund të hartohen nga administrata. Kjo padyshim që krijon një problem të madh me kredibilitetin e një biznesi të caktuar. Qeveria shqiptare nisi në fund vjeshtën e vitit 2005 një aksion për të mbledhur detyrimet e bartuara tatimore si edhe kamatat e këtyre detyrimeve por ajo asnjëherë nuk tha nëse mundi ta bëjë një gjë të tillë. Përkundrazi, detyrimi i atëhershëm që kapte një vlerë prej rreth 300 milionë dollarësh u rrit dhe vitin e kaluar të dhënat zyrtare bënin me dije se vlera e tij kishte shkuar në më shumë se 400 milionë dollarë. Atëbotë u tha se për shkak të korrupsionit një numër i madh biznesesh kishin kryer evazion fiskal, madje edhe me kompani fantazmë, dhe se i tërë borxhi do të mblidhej. Në fakt kjo gjë nuk u bë ose u bë në një shkallë të vogël ndërkohë që më anë tjetër ai u la të rritej përsëri. Tashëm qeveria po parashikon ndërtimin e një liste të zezë biznesesh duke i vënë përpara faktit që bankat do ta kenë në dorë këtë listë dhe do të pamundësojnë dhënien e kredive për këto biznese. Kjo është diçka më shumë se prishje e konkurrencës. Asnjë biznes nuk mund të përfshihet në lista të mira apo të këqija të qeverisë, ai thjesht trajtohet sipas legjislacionit fiskal në fuqi.