Sandri propozon ligj për privatizimin e vilës në GolemNga Antena brenda familjes Sandri më në fund ia arriti qëllimit. Prej katër vitesh ka zaptuar tokën, rrugën dhe ka trefishuar sipërfaqen e shtëpisë së tij në Golem bashkë me Fevziun. Edhe pse fsh
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri propozon ligj për privatizimin e vilës në GolemNga Antena brenda familjesSandri më në fund ia arriti qëllimit. Prej katër vitesh ka zaptuar tokën, rrugën dhe ka trefishuar sipërfaqen e shtëpisë së tij në Golem bashkë me Fevziun. Edhe pse fshati turistik, ku ai ka blerë vilën e tij me Fevziun, ka një rrugë që u shërben të gjithë banorëve, më 4 korrik të 2005-ës, një ditë pas fitores së doktorit, Sandri bleu disa vazo të mëdha lulesh dhe bllokoi rrugën për gjithë banorët.
-Kush heq vazot e luleve ia q… robtë, -bërtiti disa herë me zë të lartë në mes të rrugës dhe fshati heshti.
Njëri që torturohet më shumë nga vazot e luleve është Genc Ruli, i cili për të shkuar tek vila e tij e blerë me kursimet nga puna në OJQ, para se të bëhej ministër, i sillet rrotull fshatit për të hyrë në shtëpi vetëm që të mos shqetësojë Sandrin. Bashkim Fino që nuk ia dilte dot kësaj torture ia shiti vilën e tij Adrian Fullanit, por edhe ky s’po ia dilte dot. Pasi i premtoi Sandrit një biznes të mirë, i hynë punës së bashku. E prishën vilën e Bashkim Finos dhe i futën pa leje një ndërtesë dykatëshe. Një ditë, Veton Surroi, që u kthye nga Kosova pas dimrit në plazh, konstatoi se nuk kishte më shtëpi, pasi para dritareve të saj guvernatori i Bankës së Shqipërisë, që na ruan nga informaliteti, kishte ndërtuar një godinë dykatëshe pa leje. I tmerruar u ankua tek Sandri, i cili i dha zgjidhje.
-Ngrihu një kat më lart pa leje, se flas unë me këta të qeverisë, -i tha. U them që është e Fullanit.
Ky kalvar vazhdoi për gjithë banorët e rëndësishëm të fshatit turistik, por askush nuk guxoi t’i thoshte Sandrit të hiqte rrethimin e territorit që i kishte bërë vilës së tij për të cilën nuk ka paguar asnjë pare, pasi në atë kohë ishte kryeministër Ilir Meta dhe ky ishte sekser mes Ilir Metës dhe ndërtuesit për lejen e fshatit. Pastaj rrethoi territorin që prej 2005-ës dhe bllokoi rrugën qëndrore të fshatit. Banorët përballë Sandrit janë Genc Pollo dhe Lulëzim Basha, por ata e kanë blerë në një pozicion që të mos shqetësojnë Sandrin kur kalojnë, pasi ky sa herë i sheh merr doktorin në telefon dhe i thotë:
-Ore punojnë apo jo këta ministrat e tu se i shoh gjithë ditën në plazh.
Kaq i mjafton Lulëzim Bashës që t’i iki gjaku për një javë.
Një ditë dikush kishte tentuar ti hiqte vazot e luleve dhe në fshhat mbërriti polica e rendit, policia e ndërtimit dhe ajo e mjedisit. I kishte dërguar Sandri. Policia kërkonte keqbërësin që kishte dashur të zhbllokonte rrugën. Kërkoi dhe nuk e gjeti.
Pastaj iu afrua një ndërtese dy katëshe që po bëhej pa leje.
-E kujt është kjo? -tha polici.
-E Sandrit, -thanë punëtorët.
-Po ai sikur ka këtë të rrethuarën me vazo.
- Po bën dhe këtë, -tha punëtori, -se atë e kishte për zgjedhjet e shkuara, këtë e ka për këto zgjedhje.
Pak më tutje policët panë një burrë të shëndetshëm që u buzëqeshte dhe i përshëndeste.
-Më falni, -i tha polici, -ju kush jeni?
-Unë jam Adrian Fullani, -tha ai, -punoj me Sandrin, ja po bëjmë këtë vilën.
-Ok, -tha polici, -po të kini ndonjë problem më bëni telefon. Se dikush ka dashur të bllokojë rrugën e Sandrit dhe t’i prishë qetësinë. Po e pikasi na njofto. Dhe dobësohu pak se shefi të do elegant.
-Patjetër, -i tha Fullani.
Me skena të tilla të pritshme, Sandri ka zaptuar gjithë territorin, përfshi ish-vilën e Ilir Metës, të cilën ia ka lënë në dorë Zamirit. Pasi përfundoi ndërtimet pa leje dhe
zaptimin e territorit, bëri gati ligjin për privatizimin, sipas zaptimit të fshatrave turistike. Doktori e kaloi dje në mbledhje të qeverisë duke e cilësuar Sandrin dhe si përfaqësues të borgjezisë së re. Sandri u kënaq shumë. Bashkë me këtë ligj kaloi dhe ligji për filipinaset, për të cilat do flasim nesër.