Qeveria shkurton shpenzimet. E pësojnë telefonat e dietat
TIRANE-Këshilli i Ministrave ka vendosur dje shkurtimin e paralajmëruar të shpenzimeve buxhetore. Përmes një vendimi, qeveria ka përcaktuar se duke nisur nga data 15 korrik 2013, nuk do të mund të zhvillohet asnjë prokurim nga administrata publike pa një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave. Përjashtim bëhet vetëm për prokurimin e medikamenteve e ushqimeve në sektorin e shëndetësisë si dhe për prokurimet e shpallura përpara 15 korrikut. Shkurtimi i shpenzimeve vjen në një çast kur treguesit e të hyrjeve dhe daljeve në buxhet janë dukshëm negative, ndërkohë që dje kryeministri Sali Berisha e cilësoi ekonominë shqiptare të shëndetshme dhe më të sigurtën në rajon.
Ekonomia e
shëndetshme
Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, ku u vendos shkurtimi i shpenzimeve, Berisha tha se situata ekonomike në Shqipëri vazhdon të shënojë përmirësim progresiv. “Rritja e tremujorit të parë ka qenë 1,7 %. Nuk është një rritje e madhe, por është një rritje 4 herë më e madhe se sa ishte në tremujorin e parë të vitit 2012”, komentoi kryeministri duke iu referuar të dhënave më të fundit të Komisionit Europian lidhur me situatën ekonomike në Shqipëri. Duke iu referuar të dhënave krahasuese me vende të tjera të rajonit, kryeministri konkludoi se “për kushtet aktuale të ekonomisë rajonale dhe evropiane, ekonomia shqiptare mbetet dhe mbahet në stabilitetin më të sigurt dhe të qëndrueshëm në rajon”. Ndërkaq, sipas raportit të KE, Shqipëria rezulton shteti i rajonit që ka pasur rezultatet më të dobëta ekonomike në tremujorin e parë 2013. Sipas këtij raporti, rritja prej 1.7% në tremujorin e parë 2013 është më e ulëta në rajon. Ekonomia e Malit të Zi u rrit me 4.3%, e Maqedonisë me 2.9% dhe e Serbisë me 2.1%.
Çfarë shkurtohet
Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes së njësive të qeverisjes qendrore, pasi të zbriten fondet për pagesën e energjisë elektrike, ujit dhe telefonisë, ngurtësohen në masën 20 për qind të pjesës së mbetur. Reduktohet 30 për qind masa e mbulimit të shërbimit të telefonisë celulare për çdo përfitues. Fondet e papërdorura për pagesën e telefonisë fikse, për periudhën e mbetur, reduktohen në masën 50 për qind në të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme, nëpërmjet përgjysmimit të limiteve mujore për çdo përdorues. Fondi i veçantë i planifikuar në njësitë e qeverisjes së përgjithshme nuk përdoret deri më 2 dhjetor 2013, përveç rasteve për ndihma të menjëhershme dhe të shpërblimit për daljet në pension pleqërie. Shpenzimet për udhëtim e dieta jashtë vendit për njësitë e qeverisjes së përgjithshme reduktohen duke lejuar financimin me fonde buxhetore vetëm të udhëtimeve të rëndësisë së veçantë. Në rastin e pjesëmarrjes në konferenca apo aktivitete, për të cilat paguhet tarifë pjesëmarrjeje, merret paraprakisht miratimi i ministrit të Financave.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)