Qeveria shmang tenderat per argjinaturat 12 milione USD
Permes nje akti normativ qe do te kalohet ne Kuvend ekzekutivi ka mbyllur njerin sy dhe ka kerkuar qe firmat te cilat do te kryejne keto punime per nje sere objektesh te mbrojtjes nga permbytjet dhe ato te kullimit te zgjidhen me negocim te drejtperdrejte. Ministria e Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit eshte edhe ministria pergjegjese qe do te kryeje te gjithe procedurat e nevojshme te cilat sanksionohen ne aktin normativ. Ne nenin 1 te ketij akti thuhet se Ministria e Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit lejohet qe per financimet e planifikuara ne buxhetin e vitit 2011 per objektet e mbrojtjes nga permbytja dhe te kullimit ne zonat
e Shkodres dhe te Lezhes te prekura nga permbytja te perdore proceduren e prokurimit me negocim pa shpallje paraprake te njoftimit. Ne fakt ky pershpejtim i procedurave nga ana e qeverise argumentohet me faktin qe punimet duhet te perfundojne brenda vjeshtes se vitit 2011 ne menyre qe te mund ti paraprihet nje situate permbytjesh te reflektuar dy vitet e fundit. Ne relacionin e aktit normativ behet nje paraqitje e nevojes qe sjell situata per te nderhyre me urgjence ne objektet e mbrojtjes nga permbytjet apo ato te kullimit ne zonen e Shkodres dhe ate te Lezhes te cilat u demtuan ne permbytjen e dhjetorit te vitit te kaluar.
Per te bere te mundur perfundimin e ketyre investimeve brenda vjeshtes se ketij viti eshte e nevojshme qe se pari te pergatiten menjehere projektet e zbatimit kane projekte zbatimi vetem tre nga projektet e permendur me siper dhe me pas te behet prokurimi i investimeve sipas vlerave qe do te rezultojne per cdo projekt. Ne keto kushte ndodhemi ne situaten e nevojes urgjente sepse nese do te zbatoheshin procedurat normale te prokurimit si ne pergatitjen e projekteve te zbatimit ashtu edhe ne prokurimin e investimeve eshte e pamundur qe ato te realizohen brenda vjeshtes se ardhshme periudhe kur fillojne edhe reshjet thuhet ne aktin normativ te qeverise. Nderkaq qe ne akt specifikohen edhe disa shifra qe lidhen me fondet te cilat do te shkojne per thellimin e Bunes apo per bordin e kullimit ne Shkoder. Per kete te fundit per vitin 2011 ne programin Menaxhimi i infrastruktures se kullimit dhe ujitjes jane planifikuar 12 milione dollare nga te cilat 10 milione per objektin Thellimi i lumit Buna. Lista e objekteve qe do te prokurohen drejtperdrejt do te jepet nga MBUMK pas perfundimit te projekteve te zbatimit per te cilat do te percaktohet edhe vlera.
Objektet qe do prokurohen
1. Rikonstruksioni i plote i argjinatures se asit me gjatesi rreth 1 km
2. Mbrojtje nga lumi Drin ne Ashte
3. Rikonstruksioni i argjinatures se lumit Kir
4. Rehabilitimi/ rikonstruksioni i argjinaturave ne lumin Buna gjithsej 30.2 km
5. Argjinatura Shirq-Belaj Dajc 13.2 km
6. Argjinatura Pentar-Luarze 7 km
7. Argjinatura Pulaj-Rec 7 km
8. Argjinatura Dargjat-Berdice 3 km
9. Rehabilitim/rikonstruksioni i kolektorit nga ura e Gjo Lulit deri ne Vilun perfshi dhe argjinaturen e Vilunit 6 km per rritjen e kapacitetit te percjelljes se ujit per ne det nepermjet pastrimit zgjerimit dhe thellimit te kolektorit.
10. Mbrojtje nga lumi Buna ne zonen Shirq-Ura Bacallekut si dhe thellimi/zgjerimi i lumit Buna ne kete segment.
11. Rikonstruksioni i kaperdredhesit te Shirqit
12. Rehabilitimi/ rikonstruksioni i argjinatures se lumit Kir per mbrojtjen e qytetit te Shkodres vazhdim
13. Rehabilitimi i infrastruktures se kullimit ne zonen e Nenshkodres
14. Rikonstruksion i argjinatures se Torovices Lezhe.