Banese me kosto te ulet kushtet qe duhen per kredi
Ky projekt mundeson blerjen e nje banese per nje sere kategorish qytetaresh te cilet plotesojne kushtet qe percaktohen me ligj. Projekti i mundeson qytetarit qe te bleje nje banese ne treg perkundrejt disa standardeve dhe kushteve te percaktuara dhe per blerjen e kesaj mund ti drejtohet njeres prej bankave me te cilen shteti ka lidhur marreveshje per te perfituar nje kredi me kushte lehtesuese. Norma e interesit qe do te paguhet per te marre kredine eshte 3 per qind ne vit dhe kredia do te jepet ne leke. Drejtoresha e Politikave te Strehimit ne Ministrine e Puneve Publike Doris Andoni thekson se per te perfituar nje kredi lehtesuese per blerjen e nje banese kusht themelor perbejne edhe te ardhurat e familjes. Kushtet per te pasur nje banese ne pronesi jane te njejtat me ato per banesen sociale me qira vecse ketu ndryshojne te ardhurat. Niveli i te ardhurave te familjeve qe perfitojne nga banesat me kosto te ulet duhet te jete me i larte sesa ai per qira shprehet Andoni. Banka me te cilen eshte nenshkruar marreveshja nga ana e saj kerkon qe aplikantet te jene te klasifikuar ne listat e perfituesve te kete te ardhura mesatare minimumi 8.000 leke per person ne muaj dhe kesti i kredise te mos kaloje 30 te totalit te te ardhurave. Kategorite qe perfitojne nje banese me kosto te ulet jane tre. Familje qe kane aplikuar prane bashkive ne baze te ligjit 9232 te cilet perfitojne nje kredi qe e paguajne me nje interes 3 per qind dhe diferencen mes interesit te tregut dhe 3 per qindeshit e mbulon buxheti i shtetit. Kategoria qiramarrese ne ish-prone private te cilet perfitojne marrjen e nje kredie dhe nuk paguajne asnje interes por paguajne vetem principalin dhe gjithe interesin e paguan buxheti i shtetit. Kategoria tjeter eshte per punonjesit dhe funksionaret e nivelit te larte te administrates publike te cilet perfitojne nje kredi me interes 4 per qind dhe diferenca mbulohet nga buxheti i shtetit detajon drejtoresha Doris Andoni.
Tirana
Sipas statistikave te vena ne dispozicion nga Bashkia e Tiranes llogaritet qe Tirana te jete edhe qyteti me aplikimet me te medha per nje banese sociale. Per periudhen dhjetor 2005-dhjetor 2010 rezulton se ne Tirane jane plotesuar nga ana e qytetareve 5578 formulare qe u perkasin 11 Njesive Bashkiake te Tiranes. Sipas bashkise gjate vitit 2010 me fillimin e zbatimit te Programit te Banesave Sociale me Qira interesi i qytetareve eshte rritur per rrjedhoje numri i aplikimeve sipas ketij programi krahasuar me vitin 2009 ka qene ne rritje. Statistikat e bashkise tregojne se nga numri total i gjithe aplikimeve kane kerkuar banese me kosto te ulet 4362 aplikues banese sociale me qira 1124 aplikues dhe toke te pajisur me infrastrukture 92 aplikues.
Kerkesat
Te dhenat me te fundit lidhur me politikat e strehimit nga Ministria e Puneve Publike dhe Transporteve jane te muajit nentor. Deri ne kete muaj ne 65 qytete te vendit kane aplikuar per banese sociale 14 797 familje te pastreha. Nga gjithe keto kerkesa jane miratuar 4837 aplikime. Familjet te cilave u eshte pranuar aplikimi do te perfitojne kredi te bute per te blere apartamente ne tregun e lire ose do te behen pjese e shqyrtimit te dokumentacionit per nje banese sociale me qira. Sipas skemes bashkite dergojne ne qeveri listen me kerkesa nga familjet e pastreha per kredi te buta. Kjo e fundit miraton vetem numrin e kerkesave te pranuara. Me pas bashkite me vendim te Keshillit Bashkiak miratojne emrat qe perfitojne kredine e bute.
Kushtet e kreditimit
Monedha e kreditimit Leke
Afati maksimal i kredise
30 vjet
Norma e interesit Bono Thesari 12 Mujore - 2.2
nga te cilat qytetari paguan vetem 3
Komisioni i angazhimit
1 per qind
Mbulimi me kolateral
140 per qind
NERTILA MAHO