Te pastrehet drejtoresha Kemi 1100 apartamente
Drejtoresha e Drejtorise se Politikave te Strehimit ne Ministrine e Puneve Publike dhe Transporteve Doris Andoni jep edhe detajet se si kane vijuar keto projekte. Ajo konfirmon se projekti i banesave sociale me qira eshte duke ecur sipas parashikimit dhe nje pjese e mire e tyre jane afer perfundimit ne qytetet ku do te zbatoheshin.
Si ka ecur gjate vitit te kaluar politika e strehimit e ndjekur nga Ministria e Puneve
Publike dhe Transportit
Lidhur me politikat e strehimit ne si ministri kemi ne zbatim dy projekte. Nje projekt eshte ai i cili ka filluar ne 2008-en me kredine e Bankes per Zhvillim te Keshillit te Europes CEB dhe me bashkefinancim nga buxheti i shtetit e ai i bashkive. Kjo parashikon ndertimin e rreth 1100 apartamenteve apo banesave sociale me qira dhe si projekt po zbatohet ne tete bashki te vendit Tirane Durres Elbasan Korce Fier Berat Kavaje dhe Peshkopi. Jane tete bashki qe marrin pjese ne kete projekt i cili eshte edhe projekti i pare pilot sepse per here te pare sigurohen nje numer i caktuar banesash sociale me qira dhe per here te pare i kalohen te gjitha kompetencat bashkive sipas ligjit integral te organizimit dhe funksionimit te organeve vendore. Por edhe bazuar ne ligjin per programet sociale per strehimin e banoreve te zonave urbane te vitit 2004 kjo eshte nje kompetence e pushtetit vendor. Permes ketij projekti ne kemi synuar qe te bejme dy pune njeheresh nga njera ane te sigurojme stokun e pare te banesave me qira dhe nga ana tjeter te realizojme de facto ne menyre pilote ne tete bashkite e para kompetencat e decentralizuara. Pra bashkite kane pasur pergjegjesine e tyre per zbatimin e ketij projekti nga fillimi deri ne perfundim te tij.
Ne cfare faze eshte aktualisht ky projekt
Projekti eshte ne perfundim e siper. Banesat jane duke u perfunduar. Kane perfunduar si ndertim ne qytetin e Beratit 48 apartamente kane perfunduar ne Peshkopi 24 apartamente jane drejt perfundimit ne Kavaje dhe brenda ketij viti mbyllen njekohesisht dhe ne Elbasan Tirane dhe Korce. Ne pikepyetje eshte akoma projekti i Durresit i cili ka pasur disa probleme. Ne si ministri kemi qene ne pozicionin e koordinatorit dhe te monitoruesit te ketij projekti. Kemi koordinuar tete projekte prane tete bashkive me banken qe e ka financuar projektin me Ministrine e Financave dhe sigurisht me ministrine tone MPPT-ne. E kemi mbajtur kete si pergjegjesi jo vetem sepse ka te beje me politikat e strehimit por edhe per faktin qe duke qene si projekti i pare kemi dashur ta ndjekim hap pas hapi ta analizojme ne cdo element te tij.
fare kriteresh duhet te permbushe nje familje qe te perfitoje nje banese sociale me qira
Ligji percakton kriteret qe duhet te permbushin familjet per tu trajtuar me banesa sociale me qira. Kriteret baze jane qe familja te mos disponoje ne pronesi nje banese ose te banoje nen normat e strehimit dhe njekohesisht te kete te ardhura brenda disa kufijve te caktuar. Kufijte e te ardhurave jane percaktuar bazuar ne ligjin 9232 te vitit 2004 dhe njekohesisht duke pasur dhe nje standard te percaktuar nga CEB qe niveli mesatar i te ardhurave te familjeve qe do te perfitojne nga keto banesa te mos jete me i larte sesa 75 per qind e te ardhurave mesatare ne rang vendi. Keto jane te gjitha analizat qe ne kemi bere bazuar ne te dhenat e mbledhura edhe nga INSTAT te cilat me pas ua kemi bere te njohura dhe bashkive. Bashkite kane filluar nga procedurat per perzgjedhjen e fituesve. Kalohet ne disa faza dhe keto jane te gjitha procedura qe percaktohen ne legjislacionin tone. Fillimisht jane shperndare formularet e aplikimit qekur eshte miratuar ligji pra duke filluar nga 2005-a e ketej. Jane mbledhur keta formulare te cilet vazhdojne te mblidhen. Behet nje vleresim paraprak nga strukturat perkatese te bashkise. Secila prej tyre i ka te dhenat e sakta se cilet jane formulare te vlefshem pra aplikime te vlefshme me pas vendoset percaktohet nje sistem pikesimi se cilat prej grupeve marrin piket me te larta sepse ne shume raste kerkesat mund te jene me te medha sec eshte numri i apartamenteve qe po ndertohen dhe per keto arsye eshte e nevojshme te vendosen disa kritere te qarta transparente per perzgjedhjen e atyre qe do te perfitojne. Nje nga kriteret qe eshte percaktuar eshte njekohesisht edhe kombinimi sa me i drejte i kritereve sociale pra familje me probleme sociale por nga ana tjeter edhe aftesia e tyre per te paguar nje qira apo per ta shlyer ate. Nuk behet fjale per shlyerjen e vleres se baneses por per pagesen e qirase. Pra qiraja sociale pavaresisht se jane banesa sociale me qira ato familje qe do te trajtohen ne keto banesa nuk mund te kene te ardhura zero sepse presupozohet qe ato duhet te paguajne per efekt te mirembajtjes. Qiraja llogaritet sipas ligjit sa kater per qind e kostos se ndertimit. Pra qiraja vjetore eshte e barabarte me 4 per qind te kostos se ndertimit. Ky merret si nivel maksimal i qirase dhe duhet te mbuloje shpenzimet per administrimin dhe mirembajtjen. Ne rast te kundert do te kthehej ne nje problem shume me te madh nga ceshte mungesa e banesave aktualisht sepse do te krijonte zona me probleme sociale.
Si do te administrohet qiraja ku do te shkoje ajo dhe per cfare do te sherbeje
Ajo pagese qe do te kryejne qytetaret qe kane perfituar do te shkoje per mirembajtjen e ketyre banesave dhe per administrimin e tyre. Kjo ne vartesi te kapaciteteve qe do te kene bashkite flasim ketu per kapacitete ne administrim dhe financiare. Nje pjese e te ardhurave qe do te mblidhen nga qiraja mund te shkojne per shlyerjen e kredise. shte pikerisht ky nje nga momentet me kritike pasi bashkite duhet te jene ne gjendje te bejne disa vleresime dhe llogaritje kosto-fitime me nje menaxhim te mire ne menyre qe ato te dine dhe te kene te qarte se sa jane kostot shpenzimet qe jane te lidhura me mirembajtjen e objekteve dhe me kthimin e kredise pasi kthimi i kesaj te fundit do te behet nga bashkite pra nga te ardhurat e tyre. Njekohesisht do te shihet se sa do te jete mundesia e tyre per te subvencionuar nje pjese te familjeve qe mund te kene vertet nevoje per tu perkrahur. Pra eshte nje kombinim i aspektit social me ate ekonomik.
A kane shfaqur probleme bashkite ne ecurine e projekteve dhe ne cfare karakteri kane qene ato
Probleme ne pergjithesi nuk ka pasur pervec projektit ne Durres i cili ka pasur probleme madje eshte shtyre dhe akoma nuk e kemi te qarte se kur do te rifilloje perseri projekti sepse problematika eshte komplekse ne Bashkine e Durresit. Ato kerkuan fillimisht te reduktonin numrin e apartamenteve sepse gjykonin se nuk ishte ne gjendje buxheti i tyre te perballonte investimin qe do te duhej per ndertimin e 342 apartamenteve. Duke qene se nuk u arrit ne nje zgjidhje per reduktimin e numrit te apartamenteve ato iu rikthyen perseri shifres fillestare por duke e shtrire ne kohe zbatimin e projektit ne menyre qe te reduktojne edhe ato kontributet vjetore nga te ardhurat e tyre. Ende nuk kemi nje konsensus me Ministrine e Financave dhe Bashkine e Durresit. Shpresojme qe ta kemi sa me shpejt sepse duhet te filloje perseri nga puna edhe projekti. Ne bashkite e tjera nuk kemi pasur probleme.
Po projekti i dyte qe lidhet me banesat sociale si ka vijuar
Projekti i dyte qe kemi ne zbatim ben pjese ne kategorine e banesave me kosto te ulet. Qytetari mund te bleje nje banese ne treg perkundrejt disa standardeve dhe kushteve te percaktuara nga ne dhe per blerjen e kesaj mund ti drejtohet njeres prej bankave ne rastin konkret BKT qe eshte edhe banka me te cilen eshte lidhur marreveshja per te perfituar nje kredi me kushte lehtesuese. Kemi tre nenkomponente te ketij projekti. Per ne ajo qe eshte me kryesorja qe shohim dhe sesi po ecen eshte projekti per te trajtuar me kredi te lehtesuara ato familje qe kane aplikuar prane bashkive ne baze te ligjit 9232 te cilet perfitojne nje kredi qe e paguajne me nje interes 3 per qind dhe diferencen mes interesit te tregut dhe 3 per qindeshit e mbulon buxheti i shtetit. Nje tjeter nenkategori eshte kategoria qiramarrese ne ish-prone private te cilet perfitojne marrjen e nje kredie dhe nuk paguajne asnje interes por paguajne vetem principalin dhe gjithe interesin e paguan buxheti i shtetit. Kemi dhe nje kategori tjeter qe eshte ne zbatim te vendimit 600 te vitit 2007 per punonjesit dhe funksionaret e nivelit te larte te administrates publike te cilet perfitojne nje kredi me interes 4 per qind dhe diferenca mbulohet nga buxheti i shtetit. Deri ne muajin nentor ne kemi pasur gjithsej 430 kredi te lidhura qe nga 2009 deri ne nentor 2010. Avantazhi i ketij projekti eshte qe buxheti i shtetit nuk perdoret per te investuar ne objekte te reja sepse ato jane dhe tregu ofron plot banesa ne shitje dhe ajo qe ne bejme eshte se lehtesojme kerkesen. Ne qofte se ka nje numer te caktuar apartamentesh ne treg dhe nje kategori te cilet nuk i drejtohen dot tregut sepse nuk kane aftesi blerese ne i lehtesojme permes subvencionimit te interesit dhe mundesojme kete pjese te kerkeses ne treg per tia ofruar tregut. Vlera totale e asetit qe eshte blere eshte 1.6 miliarde leke. Ne total rezultojne se numri total i aplikimeve eshte rreth 14 mije por ketu nuk jane te ndara. Kerkesat jane qe nga 2005 e ne vijim.
Cilat jane kushtet per te perfituar nje banese ne pronesi me kosto te reduktuar
Kushtet per te pasur nje banese ne pronesi jane te njejtat me ato per banesen sociale me qira vecse ketu ndryshojne te ardhurat. Niveli i te ardhurave te familjeve qe perfitojne nga banesat me kosto te ulet duhet te jete me i larte sesa ai per qira sepse duhet te perballoje nivelin e qirase. Ne ne ueb kemi ate qe eshte niveli maksimal i blerjes se nje banese per cdo qytet dhe keto te dhena u referohen cmimeve qe evidentohen cdo vit nga Enti i Banesave i cili miratohet cdo vit me VKM. Jane cmimet mesatare te shit-blerjeve ne treg dhe u referohet siperfaqeve sipas normativave te strehimit qe kemi ne fuqi dhe keto jane te dhenat baze per llogaritjen e shumes se kredise dhe subvencionit. Planifikimi i subvencionit qe ne bejme me faktiken eshte shume afer reales.
Jane dy projekte qe lidhen me banesat sociale. Njerezit kane preferuar te aplikojne me shume per banese sociale me qira apo per nje banese me kosto te reduktuar
Ka dicka qe ndoshta fillimisht qytetaret nuk e kane kuptuar se cfare jane banesat sociale me qira. Sepse ashtu sic eshte per ne dhe per bashkite eksperienca e pare me banesat sociale me qira ashtu ka qene edhe per qytetaret. Fillimisht kur kane aplikuar kane aplikuar per banese me kosto te ulet e cila eshte nje lloj banese ne pronesi dhe qe perfitohet kundrejt lehtesirave te ndryshme. Nga zbatimi edhe i projektit tjeter qe do te flas me poshte pra i kreditimit te lehtesuar ka rezultuar qe deshira vertet eshte e madhe por aftesite e familjeve nuk jane te tilla per te perballuar nje banese me kosto te ulet. Pra edhe per shlyerjen e nje kredie me interesa te lehtesuara gje qe i ka bere familjet te rikthehen dhe te konsiderojne alternativen tjeter qe ato kane pra banesa sociale me qira.
NERTILA MAHO