Renie e perkohshme e deficitit tregtar

Si rrallë herë defiçiti tregtar i Shqipërisë ka ardhur në rënie. Muaji janar, sipas raportimeve zyrtare ka njohur rritje të eksporteve dhe një rënie krejt modeste krahasuar me një vit më parë. Instituti i Statistikave ka deklaruar se defiçiti tregtar i janarit është 20,4 miliardë lekë.
“Në muajin janar 2011 u eksportuan 14.7 miliardë lekë mallra, me rritje 7.5% në krahasim me dhjetorin 2010 dhe rritje me 54.4% në krahasim me janar 2010. U importuan 35.2 miliardë lekë mallra, me ulje 47.9% në krahasim me dhejtor 2010 dhe rritje 16.9% në krahasim me janar 2010. defiçiti tregtar i këtij muaji është 20.4 miliardë lekë duke shënuar një ulje me 41.8% krahasuar me muajin paraardhës me një ulje prej 0.6% krahasuar me janar 2010” thotë Elsa Dhuli, Drejtoreshë e Statistikave Ekonomike, INSTAT.
Në eksporte rritjen e dhanë mineralet, energjia elektrike dhe lëndët djegëse. Tregtia me vendet e Bashkimit Europian zë mbi 66 për qind të volumit.
Florian Papadhimitri