E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipotekimi ca ndodh ne zyrat e regjistrimit

Qindra qytetarë aplikojnë çdo ditë për marrjen e çertifikatave të pronësisë, duke mundësuar kështu legalizimin e aseteve të tyre. Drejtuesit e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme shpjegojnë për Albanian Screen se bashkëpunimi me ALUIZN po sjell lehtësira për banorët e zonave të shpallura si informale.

"Në momentin që qytetari ka finalizuar lejen e legalizimit vjen aplikon në zyrën e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme dhe brenda një afati 15 ditor, kur gjithcka është në rregull, regjistrohen lejet e legalizimit dhe merr certifikatën e pronësië definitive mbi pronën e legalizuar. Mbi 95 për qind e objekteve të legalizuara që kanë ardhur në zyrën e regjistrimit janë regjistruar pas aplikimit të qytetarëve. Kuptohet, disa problematika që mund të lindin me këtë proces kaq masiv, në bashkëpunim të ngushtë me zyrën e ALUIZNI për korrigjime teknike të vogla, të cilat mund të lindin gjatë verifikimit që mund të bëjmë dhe neve", tha Arben Qirjako, kryeregjistrues i ZRPP.

Në të gjithë vendin janë përfshirë dhe do të përfitojnë nga procesi i legalizimit rreth 350 mijë ndërtime të paligjshme. Rreth 25 për qind e tyre janë në Qarkun e Tiranës.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›