Qeveria shqiptare do ti kerkoje instancave perkatese nderkombetare të ndërmarrin hetim të pavarur ndaj ish Prokurores së TPNJ Karla del Ponte
Qeveria e Republikes se Shqiperise pershendet vendimin e pafajesise per here te dytë te Tribunalit Penal Nderkombetar per ish Jugosllavinë (TPNJ) per ish kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinaj pas nje procesi hetimi prej kaq vitesh nen akuza te perseritura nga ish Prokurorja e Pergjitheshme e TPNJ zn. Karla del Ponte.
Qeveria shqiptare risjell në vëmendje dhe përshëndet rishtasi qendrimin e ish kryeministrit Haradinaj ndaj kerkesave te TPNJ, dorheqjen e tij nga posti i kryeministrit dhe paraqitjen e tij para TPNJ, qendrimin e tij ndaj thirrjes per se dyti per te njëjtat akuza ndonse per to ishte shpallur i pafajshem nga TPNJ.
Opinioni publik shqiptar eshte tronditur thellë nga deklaratat e fundit të prokuroreve të famshem te TPNj, qe kane ngritur akuzat ndaj Slloboban Milloshevicit si dhe ndaj autoreve te Masakres se Sebrenices, ne te cilat pohohet se akuza e ngritur ndaj ish kryeministrit Ramush Haradinajt dhe bashkepuntoreve te tij nga Prokurorja Karla del Ponte është hartuar pa bazë të mjaftueshme provash, duke mos marre parasysh dhe anashkaluar rekomandimin e prokurorëve të cështjes kundër ngritjes së aktakuzës për mungesë provash, madje duke kërkuar edhe fshirjen e këtij rekomandimi nga regjistrat kompjuterikë të TPNJ dhe shkarkimin e tyre nga cështja.
Në bazë të këtyre deklaratave Qeveria e Republikës së Shqipërisë do ti kerkoje instancave perkatese nderkombetare te autorizojne dhe ndermarrin një hetim të pavarur ndaj ish Prokurores së TPNJ Karla del Ponte në lidhje me pretendimet e ngritura për rolin e saj tendencioz dhe të paligjshëm në cështjen kundër ish kryeministrit të Kosovës z. Haradinaj dhe ju kërkon Sekretarit të Përgjithshëm të OKB dhe Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë të nisin menjëhëre një hetim për të nxjerrë në pah të vërtetën në lidhje me këtë cështje.
Qeveria shqiptare bashkohet plotesisht me kerkesen e autoriteteve zyrtare te Kroacise per hetim te pavarur te prokurores Karla Del Ponte lidhur me akuzen e ngritur ndaj generalit Gotovina dhe bashkepuntoreve te tij, te cilet Gjykata e Hages i shpalli te pafajshem.
02/12/2012