E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Ambasadoren e re të Belgjikës, rezidente në Sofia, znj. Van Calster

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Ambasadoren e re të Belgjikës, rezidente në Sofia, znj. Van Calster, e cila ndodhet në Shqipëri si përfaqësuese e qeverisë dhe shtetit belg në ceremonitë festive të 100 të pavarësisë së vendit.

Kryeministri Berisha, pasi i uroi mirëseardhjen, e falënderoi znj Calster për pjesëmarrjen në këto festime, në emër të shtetit dhe qeverisë të Belgjikës.

Ambasadorja belge Calster e uroi edhe njëherë Kryeministrin Berisha për 100 vjetorin e pavarësisë së vendit, në emër të autoriteteve më të larta të Belgjikës dhe të popullit mik belg. Gjithashtu, znj Calster rikonfirmoi mbështetjen e plotë të qeverisë dhe shtetit belg për proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe siguroi vazhdimin e kësaj mbështetjeje, në hapat e mëtejshëm në këtë drejtim.

Kryeministri Berisha dhe Ambasadorja belge vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve si dhe ri konfirmuan vullnetin e të dy palëve për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm, në fushën ekonomike, thithjen e investimeve, në turizëm, kulturë, etj.

Kryeministri Berisha, përmes Ambasadores Calster, u përcolli autoriteteve më të larta të Belgjikës falënderimet dhe mirënjohjen më të thellë për gjithë mbështetjen e dhënë gjatë këtyre viteve, por edhe në vazhdimësi, në rrugën e integrimit të vendit.


29/11/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›